Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

564 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eriksen, Gazzetta zbulon cudine e madhe? “Nese ai largohet, Interi do te kaloje direkt ne skuadren e pare nje super talent…”

Eriksen, Gazzetta zbulon cudine e madhe? “Nese ai largohet, Interi do te kaloje direkt ne skuadren e pare nje super talent…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport jep pothuajse zero mundesi qe Christian Eriksen te qendroje tek Interi pas janarit.

Danezi dje ka luajtur titullar ndaj Cagliarit dhe Conte e ka rikthyer ne formacion pas nje muaji e gjysem, por duket asgje nuk ka ndryshuar per sa i perket te ardhmes se tij.

“Me perjashtim te ndonje skenari te cuditshem dhe te papritur – apo ne mungese te ofertave – ai do te largohet nga Milano.”

“Me te gjitha gjasat danezi nuk do te beje me pjese e organikut te skuadres zikalter.”

Por cfare do te ndodhe me skuadren zikalter ne kete rast? Kush do e zevendesoje ate? Kesaj pyetje i eshte pergjigjur La Gazzetta dello Sport.

“Me sa duket, ka nga ata lojtare qe mund te perfitojne jo pak nga largimi i lojtarit te lindur ne vitin 1992.”

“Ai do te ishte nje zgjidhje low cost, per te promovuar keshtu nje lojtar qe ka plot 10 vite me pak se danezi Eriksen.”

“Behet fjale per Gaetano Pio Oristanio, fantazist qe godet me te majten i Primaveres zikalter (qe Madonna te Primavera e fut ne nje 3-5-2 si sulmues i dyte prane Satriano apo Fonseca.”

“Duket se eshte kjo ideja me e fundit e Interit, qe deshiron te kaloje ne skuadren e pare nje nga lojtaret me te talentuar te Primavares se Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.