Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 30, 2020

Scroll to top

Top

343 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eriksen, ja si shprehen gazetat italiane sot per te. Gazzetta dello Sport: “Nje mrekulli, e shikon dhe pyet veten…”

Eriksen, ja si shprehen gazetat italiane sot per te. Gazzetta dello Sport: “Nje mrekulli, e shikon dhe pyet veten…”
Inter Club Staff

Inter rimerr rrugetimin e saj per kampionatin me nje fitore 2-1 ndaj Sampdorias: golat mbajne firmen e Lukakut dhe Lautaros, por me i miri ne fushe per te gjithe ka qene Christian Eriksen.

Te gjithe mendojne keshtu dhe kesaj radhe gazetat italiane jane te gjitha te nje mendje.

Conte i ka dhene lojtarit celesat e lojes dhe nuk eshte zhgenjyer: ai ka luajtur nje ndeshje te nje niveli teper te larte.

Keshtu, gazetat italiane, pas shume kritikave ne muajt e shkuar (shpesh here te pamerituara dhe pa vend), sot kane ekzaltuar me fjale te medha proven e danezit.

“Impakt prej kampioni. Interi i ri do te ndertohet totalisht perreth tij. Nje mrekulli kur e shikon te luaje: pyet veten si ben gjerat me kaq thjeshtesi”, komenton Gazzetta dello Sport.

Per Corriere dello Sport nderkohe, ai eshte “Nje trekuartist i paster, klas i pamohueshem dhe tani edhe nje prezence fizike e vazhdueshme gjate gjithe kohes. Skuadra dhe tranjeri i tij me ne fund po e njohin potencialin.”

Nderkohe, per Tuttosport “ai eshte qendra e gravitetit te lojes se zikalterve.

Kurse per sa i perket notave te lojtareve, keto jane notat e te gjithe lojtareve zikalter sipas seciles gazete sportive te njohur ne Itali.

La Gazzetta dello Sport: Handanovic 6; Skriniar 6,5, de Vrij 6, Bastoni 6;

Candreva 6,5 (dal 28′ st Moses 5,5), Barella 6,5, Gagliardini 6, Young 6,5 (dal 28′ st Biraghi 6);

Eriksen 7 (dal 34′ st Borja Valero 6); Lukaku 7, Lautaro 7 (dal 38′ st Sanchez sv). Conte 6,5.

Corriere dello Sport: Handanovic 6; Skriniar 6,5, de Vrij 5,5, Bastoni 6;

Candreva 7 (dal 28′ st Moses 5,5), Barella6,5, Gagliardini 5,5, Young 6 (dal 28′ st Biraghi 5,5);

Eriksen 7 (dal 34′ st Borja Valero sv); Lukaku 6,5, Lautaro 7 (dal 38′ st Sanchez sv). Conte 6,5.

Tuttosport: Handanovic 6; Skriniar 6, de Vrij 5, Bastoni 6;

Candreva 7 (dal 28′ st Moses 5), Barella 7, Gagliardini 6, Young 6 (dal 28′ st Biraghi 6);

Eriksen 7 (dal 34′ st Borja Valero 6); Lukaku 6,5, Lautaro 6,5 (dal 38′ st Sanchez 5,5). Conte 6,5.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.