Eriksen: “Jam shume krenar qe po vesh fanellen e Interit. Nje fjal ne italisht? Po, patjeter…”
Pas fitores se Interit ne San Siro kunder Sampdorias me rezultatin 2-1, per mikrofoant e Sky Sport ka folur edhe njeri prej protagonistave te djeshem.
Ai eshte Christian Eriksen qe ka filluar te dhuroje magjite e tij te para me bluzen e Interit pas transferimit ne Milano ne muajin janar.
“Duhet te permiresohem ne disa gjera. Duhet te bej gola. Ate ndaj Napolit nuk e quaj si gol, por thjesht nje gjuajtje me fat.”
“Jam shume i lumtur se si po shkojne gjerat. Interi zgjedhje e duhur ne janar? Jam shume krenar qe po vesh kete fanelle dhe qe Interi me donte me aq deshire.”
“Te gjithe kane qene shume mikprites me mua, por jam pak i trishtuar per mungesen e tifozeve.”
“Por jam i lumtur per mentalitetin e gjetur ketu. Jam mesuar mire, edhe pse gjithmone ka veshtiresi kur nderron ambjent.”
“Sot ne ndeshje? Gjate ndeshjes, ndryshoi pozicioni im ne fushe sepse ne pjesen e pare kisha me shume hapsire ndersa ne pjesen e dyte, Sampdoria ndryshoi modul dhe kisha me pak hapsire.”
“Nje fjale ne Italisht? Po, patjeter: ‘Inter skudeto po‘.”