Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

533 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eriksen paralajmeron Conten dhe Interin: “Shume ulje dhe ngritje. Nuk dua qe ta kaloj dimrin…”

Eriksen paralajmeron Conten dhe Interin: “Shume ulje dhe ngritje. Nuk dua qe ta kaloj dimrin…”
Inter Club Staff

Ne kombetare Christian Eriksen eshte mbase protagonisti me kryesor, por ne shtepine Inter lojtari ende nuk ka fituar dot nje vend si titullar.

Me nje numer te larte ndeshjesh, danezi shpreson te gjeje sa me shume minuta si protagonist tek Interi.

“Me siguri qe nuk shpresoj te ulem me pankine gjithe dimrin. Kjo eshte e sigurt. Kjo te pakten nuk eshte qellimi im.”

“Por as nuk shpresoj qe te jete qellimi i Interit apo i tranjerit”, e nis intervisten e tij per mediat daneze lojtari zikalter.

“Do te kete nje numer te pabesueshem ndeshjesh ne shume pak kohe dhe tani kemi tre ndeshje ne kombetare ne shume pak dite.”

“Champions League fillon shume shpejt dhe ne kur te rikthehemi ne klubet tona, do te kemi shume ndeshje perpara gjithashtu.”

“Me siguri qe do te kem minutat e mia sepse do te kemi shume mundesi. Prandaj, varet me shume nga personat jashte se sa nga mua. Por une shpresoj qe te vije ky moment sa me pare.

Eriksen nuk kujton qe te kete qene ne nje situate te tille me pare ne karrieren e tij: “Gjendem ne nje pike ku nuk jam gjendur kurre ne kete lloj situate ne nje klub.”

“E kam nisur mire pasi erdha tek Interi ne janar duke kerkuar qe te tregoj vlerat e mia. Por me pas jemi ndalur nga coronavirusi dhe me pas shume ulje e ngritje per mua te Interi.”

“Mendimi dhe pritshmerite e njerzve mbi mua jane ato te nje lojtari qe duhet te jete deciziv ne cdo ndeshje, por nuk ka qene keshtu.”

“Ja pse te tjeret me shohin nga jashte ne menyre te ndryshme tani.”

Si nje lojtar i konfirmuar ne nivelet me te larta per 10 vite me radhe, eshte e veshtire te shohe statusin e tij si rezerve.

“Natyrisht qe behesh me i padurueshem kur ke eksperience dhe mendon se ne raste te caktuara ti mund te japesh me shume.”

“Ke 20, 28 apo 30 vjec, pak rendesi ka, po u ule ne pankine, nuk eshte ndonje kenaqesi e madhe. Eshte dicka jo e bukur pankina.”

Merkato u mbyll te henen dhe emri i Eriksen ishte lidhur me nje kalim ne Premier League. Ai vete thote se nuk ka marre asnje oferte konkrete.

“Nuk kam degjuar asgje nga keto nga agjenti im por nese do te kishte pasur dicka, do ma kishte thene ai apo Interi.”

“Por nuk ka pasur asgje. Une jam mesuar gradualisht me idene se per mua shkruhet shume ne shtyp.”

“Nuk mund te flas sa here del dicka. Une di vetem ate qe me e eshte thene dhe qe ska pasur asgje konkrete ne kete drejtim.”

“Prandaj, e hena ka qene nje dite si gjithe te tjerat per mua, sepse absolurisht nuk ka ndodhur asgje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.