Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

643 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eriksen po poshterohet nga tranjeri per te ‘shpetuar’ Interin? Suning ndryshon ide: “Conte do duhet te pranoje…”

Eriksen po poshterohet nga tranjeri per te ‘shpetuar’ Interin? Suning ndryshon ide: “Conte do duhet te pranoje…”
Inter Club Staff

Fitorja e katert ne pese ndeshjet e fundit nuk ka mjaftuar qe te qetesoje ambjentin perreth skuadres zikalter.

Ne shtepine e Interit vazhdon qe te perflitet shume zgjedhja e tranjerit Antonio Conte qe te fuse edhe njehere Eriksen ne minuten e 91.

Ka ndodhur edhe kunder Bolognes, ne San Siro, me futjen e lojtarit danez 120 sekonda nga fundi i ndeshjes.

“U duk si puntata e radhes e nje historie te lindur shume keq, e vazhduar keqazi dhe e destinuar te perfundoje ne janar”, shkruan Tuttosport.

“Po sikur Conte ta kete futur Eriksen ne minuten e 91′ per te spostuar te gjithe vemendjen tek kjo ceshtje duke hequr presion nga skuadra perpara ndeshjes ndaj Shakhtar?”

“Askush nuk e ka thene deri me tani, por mund te jete me te vertete keshtu e mund te jete nje levizje e menduar mire.”

Kjo eshte hipoteza e hedhur nga e perditshmja italiane qe shpjegon sipas saj strategjine e teknikut zikalter.

Ish-lojtari i Tottenham, qe eshte cilesuar nga Marotta si nje mundesi e mire merkatoje, nuk ka arritur ende te tregoje cilesite e tij ne Milano dhe do te largohet.

Tani duhet gjetur nje zgjidhje qe duhet ti kenaqe te gjithe. Ashtu si tregon e perditshmja italiane, ne krahasim me veren e shkuar, dicka ka ndryshuar.

Tashme nuk ekziston me ultimatumi i Suning, qe nuk lejonte qe asnje lojtar BIG i skuadres te largohej ne huazim.

Nese nuk do te kete klube ne gjendje per te kenaqur kerkesat e Interit me oferta te pakten 30-35 milione euro, Eriksen do te largohet ne huazim per te spostuar problemin ne vere.

Endrra e madhe e Contes mbetet Kante, por ai me shume mundesi do te kenaqet me nje lojtar si De Paul nga Udinese.

“Ka karakteristika te ndryshme natyrisht, por si mezzala ai ka si vrap, por edhe kualitet, cilesi keto qe mund te kenaqin deshirat e Contes ne rotacionet e tij.”

“Gjithesesi, edhe pse Eriksen eshte kthyer ne nje ceshtje ne nje moment kaq te mire te Interit, nese Interi nuk kalon ndaj Shakhtar, mund te kthehet ne nje stuhi kunder tranjerit e gjitha kjo.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.