Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,575 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eriksen rikthehet me fushe, por postimi i tij ne rrjete sociale cmend tifozet zikalter: “Na degjo Christian, kurre mos…”

Eriksen rikthehet me fushe, por postimi i tij ne rrjete sociale cmend tifozet zikalter: “Na degjo Christian, kurre mos…”
Inter Club Staff

Pas nje muaji e gjysem, eshte rikthyer te luaje titullar Christian Eriksen me fanellen e Interit me ne fund.

Ai, ne fund te ndeshjes se sotme, ka dashur te tregoje te gjithe lumturine e tij ne rrjetet sociale per kete rikthim.

Lojtari me i diskutuar i Interit, me pas eshte zevendesuar nga Conte ne pjesen e dyte per te futur Sensin.

Por ne fund te ndeshjes, ka ardhur nje postim i danezit qe ka ngrohur shume zemra zikalter te cilet mezi e kane pritur kete moment.

Ai ka postuar nje foto nga ndeshja, duke i shtuar nje emoji te nje topi dhe nje fytyre me syte si zemra. Asnje koment, por kaq ka mjaftuar per tifozet zikalter.

Ata kane filluar menjehere ti japin kurajo atij, duke i derguar mesazhe te shumta poshte fotos e duke i dhene zemer.

Edhe Alessandro Cattelan, tifozi i njohur zikalter, i ka komentuar: “Lojtar i madh, njeri i madh. Perpara Christian.”

“Nderkohe, shume zikalter te tjere kane komentuar si me poshte: “Forca se sapo te futesh ne kete skuader perfundimisht askush nuk ta ze me vendin”, “Kualiteeeeet”, “Duhet te luash gjithmone”, “Te te shohim ne fushe eshte nje gezim, bej gjithcka qe te qendrosh aty”, “Na degjo Christian, kurre mos u largo.”

Keto kane qene disa nga mesazhet, qe per hir te vertetes kane qene me mijera ne drejtim te danezit zikalter qe sot luajti relativisht mire.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.