Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

470 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eriksen stervitet por vjen nje lajm shume i trishtueshem: “Zbulohen detaje per te ardhmen: ai do te ndahet me Interin duke…”

Eriksen stervitet por vjen nje lajm shume i trishtueshem: “Zbulohen detaje per te ardhmen: ai do te ndahet me Interin duke…”
Inter Club Staff

Pas lajmit te djeshem nga Danimarka ku lojtari Christian Eriksen eshte rikthyer te stervitet ne fushen e lojes pas shume muajsh, duket se kemi te tjera te rendesishme per te ardhmen e tij.

Me sa duket, jane te perditshmet italiane sot qe tregojne te rejat e fundit ne lidhje me ate qe pritet te ndodhe shume shpejt ndermjet tij dhe Interit.

Eshte La Gazzetta dello Sport ajo qe ne radhe te pare i kushton nje rendesi te madhe asaj qe ka ndodhur dje dhe te ardhmes.

“Ne fakt, me shume mundesi, gjate javes se ardhshme do te vije edhe vendimi perfundimtar i mjekeve italiane ne lidhje me mundesine e tij per te marre lejen per te luajtur sport profesionist ne Itali.”

“E kjo pergjigje eshte super e sigurt: ai nuk do te mund te luaje dot futboll ne territorin e Italise me nje skuader italiane dhe nuk ka dyshime aspak per kete.”

Nderkohe, Corriere dello Sport shkon edhe me tej dhe tregon: “CONI ka ne dore dosjen e Eriksen me ate qe ka ndodhur me danezin dhe me ate qe pritet te ndodhe.”

“Kur do te vije pergjigja? Gjate javeve ne vazhdim. Por eshte e sigurt qe ai nuk do te luaje dot ne Itali ne te ardhmen dhe nuk do mund ta veshe dot fanellen e Interit me.”

“Cfare do te ndodhe ne ate pike me kontraten e tij? Gjithcka do te zgjidhet me nje minusvalence te vogel per Interin qe do te zgjidhe kontraten keshtu me lojtarin pa asnje problem dhe ai do te jete nje lojtar i ri. Duket se te gjithe po shkojne drejt kesaj rruge.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.