Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

229 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eriksen tregon momentet e tmerrit: “Ne ate 12 qershor ika nga kjo bote per 5 minuta. Tifozet e Interit dhe klubi…”

Eriksen tregon momentet e tmerrit: “Ne ate 12 qershor ika nga kjo bote per 5 minuta. Tifozet e Interit dhe klubi…”
Inter Club Staff

Christian Eriksen, ish-lojtari i Interit dhe blerja me e re e Brentford, ne nje interviste te dhene ne Angli eshte rikthyer te flase per momentet e tmerrit.

Ai eshte ndalur me se shumti te ajo qe ndodhi ne daten 12 qershor, gjate ndeshjes se Euro 2020 ndermjet Danimarkes dhe Finlandes.

“Une ne ate moment ika. Ika nga kjo bote per pese minuta sepse zemra ime nuk rrihte me. Me kujtohet cdo gje, pervec atyre pese minutave.”

“Mbaj mend gjithcka. Mbaj mend rivenien anesore, topin qe perplaset te gjuri im dhe me pas nuk e di cfare ndodhi.”

“U zgjova dhe pashe njerez perreth meje dhe ndjeja nje presion te madh ne gjoksin tim. Kam kerkuar qe te rikthej frymemarrjen dhe jam zgjuar, kam pare shume njerez perreth.”

“Ne ate moment nuk kisha idene me te vogel se cfare kishte ndodhur. Me vinin ne mendje shume pyetje.”

“Pastaj ne ambulance kam degjuar dike qe te thoshte per sa kohe kisha qendruar pa ndenja ne fushen e lojes.”

“Pergjigja ka qene pese minuta dhe per here te pare kuptova se si per ato pese minuta kisha ikur nga kjo bote.”

Nderkohe, disa fjale te Eriksen edhe per Interin dhe tifozet zikalter, qe ne ate kohe kane qene teper te shqetesuar per te:

“Pas atij momenti une kam ndjere afersine e te gjitheve. Tifozeve te kombetares, shokeve, lojtareve kundershtare dhe te skuadres, klubit tim Inter dhe tifozeve te Interit.”

“Me kane qendruar vertete afer te gjithe dhe kemi pasur kontakte te shpeshta sepse te gjithe ishin te shqetesuar.”

“Jam ndjere vertete mire nga gjithcka cfare ndodhi me pas sepse ndjeva ngrohtesine e njerezve nga cdo vend.”

Keshtu e mbyll fjalen e tij Eriksen qe kete sezon eshte rikthyer perseri ne fushat e lojes dhe do e nise gjithcka nga Premier League.

Ai vetem pak kohe me pare e ka zgjidhur kontraten e tij me Interi ne menyre perfundimare sepse ligjet italiane nuk e lejojne nje lojtar te luaje me aparature ne trupin e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.