Eshte e veshtire por Inter enderron Hamsik
Tashme emri Marek Hamsik, qarkullon me insistim ne korridoret e merkatos. Inter e di shume mire qe nuk do te jete e lehte ta marrin ne Appiano por e ka nje shprese te vogel.
Tratativa mund te lehtesohet nga nje raport i mire qe eshte krijuar midis De Laurentis dhe Thohir. Te gjithe, duke filluar nga Fassone, kane bere nje sondazh mbi mesfushorin duke ditur qe nese Napoli nuk vendos ta vere ne merkato atehere eshte nje diskutim i mbyllur. Te hysh ne tratativa me Napolin nuk eshte asnjehere e thjeshte dhe duhet te degjuar dhe mendimi i lojtarit qe ne kete rast mund te rezultoje vendimtar.
Mazzarri shpreson sepse te marresh Hamsik do te thote te besh ate hap cilesor, qe eshte kerkuar shume here nga presidenti i tij.