Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,101 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eshte e veshtire por Interi deshiron te provoj te bej ‘te cmenduren’. Permbysja e nje 3-0…

Eshte e veshtire por Interi deshiron te provoj te bej ‘te cmenduren’. Permbysja e nje 3-0…
Bujar Berishaj

Te permbysesh nje 0-3 eshte e komplikuar dhe fakti qe ke kundershtar Juventusin e ben kthimin e rezultatit nje mrekulli. Por, historia zikalter ka pasur permbysje te cmendura qe here kane shkuar mire e here jo.

E fundit ka qene ajo e sezonit 2012-13 kur, pas humbjes 3-0 ne Angli, zikalterit ne San Siro kane qene afer kalimit te raundit kunder Tottenham ne Europa League, duke u eliminuar ne vazhdime, por dalin te duartrokitur dhe me koken larte (4-1).

Sonte ndoshta Mancini do t’i mjaftonte edhe kjo. Ose ndoshta jo sepse tekniku shpreson te shenoj nje gol ne minutat e para dhe pastaj ta luaj deri ne fund. Disa permbysje te medha zikalter jane edhe ato te vitit kur Interi fiton Kupen UEFA (mposhten 1-2 ne shtepi nga Lyon, fitojne 1-3 ne transferte) dhe sidomos kunder Strasburg (humbje 2-0 ne transferte, fitore 3-0 ne shtepi).

Permbysja me e madhe e historise zikalter eshte ajo e vitit 1964-65, ne gjysme-finalen e Kupes se Kampioneve kunder Liverpool. Interi mposhtet ne Anfield 3-1, por fitojne 3-0 ne Meazza me golat e Corso, Peiro dhe Facchetti.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.