Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

690 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eshte Kovacic goditja e Ausilios?

Eshte Kovacic goditja e Ausilios?
Inter Club Staff

Interi duket se po mendon seriozisht te risjelle ne Milano, ish-lojtarin e saj Mateo Kovacic (24 vjec). 

Pas fjaleve te Piero Ausilio dje, qe zbuloi detaje per blerjen e radhes (“Nje lojtar i forte, i ri, nga nje klub i madh), Corriere dello Sport tenton te zbuloje kete transferim dhe tregon pikerisht emrin e kroatit.

Ish-lojtari i Interit do te vinte me deshire ne Milano sepse nuk po i pelqen te jetoje ne hijen e te tjereve sic po i ndodh ne keto vite tek Real Madrid.

Pikerisht per kete motiv, edhe pse sukseset e skuadres kane qene shume, ai po mendon per nje largim ne vere.

“Interi duket se eshte skuadra e duhur per  te rimarre skenen perseri nga e para – shpjegon Corriere dello Sport -.”

“Sigurisht, kushti thelbesor eshte qe zikalterit  te luajne ne Champions League sezonin qe vjen, perndryshe nuk do te behet asgje.”

“Kjo jo vetem per ceshjte ekonomike, duke pare se kroati nuk pritet te kushtoje me pak se 35-40 milione, por edhe per ceshtje prestigji.”

“Nese Europa qe vlen eshte nje kusht thelbesor per kroatin, per sa i perket te tjerave, Interi i ofron gjithcka qe mund te deshiroje atij.”

“Vlen per tu theksuar se eshte nje ambjent qe ai e njeh shume mire dhe ku nuk do te kishte probleme me adaptimin apo integrimin.”

“Per me shume, nga vera e 2015, kur eshte larguar, klubi eshte rritur shume nga ana e prespektivave. Po tentohet ringritja me emra te medhenj tashme.”

“E Kovacic do te ishte nje element i cmuar per te permiresuar  akoma me shume nivelin kualitativ te organikut.”

E perditshmja romane, pervec emrit te Kovacic, propozon edhe dy te tjere: Rabiot te Paris SG  dhe Martial te Manchester United. Te dy shume te forte dhe te dy shume afer nje largimi nga skuadrat respektive.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.