Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

651 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eshte rikthyer Profeti: Walter Mazzarri po ferkon duart per Hernanes. Dhe ai dedikim special…

Eshte rikthyer Profeti: Walter Mazzarri po ferkon duart per Hernanes. Dhe ai dedikim special…
Inter Club Staff

Pas nje periudhe me ulje dhe ngritje, ne ndeshjen e se dieles ai ka treguar rendesine e tij: Po flasim per Anderson Hernanes, Profetin Brazilian.

Ai erdhi tek zikalterit Janarin e kaluar per 13 milione euro plus bonuse, ku pas nje nisje te mire me Interin performacat e tij u eklipsuan paksa dhe pati nje evolucion negativ aq sa u dyshua per investimin e bere. Ai u kerkua me force nga Mazzarri dhe tranjeri ende mbetet i bindur se lojtari mund te zgjidhe ndeshjet i vetem dhe te dielen keshtu ndodhi duke shpaguar besimin e teknikut pas nje periudhe jo te mire.

Hernanes, pervec besimit te forte qe ka ne Zot, ka nje pasion te vertete per topin dhe punen. Te dielen, kunder Napolit, ish lojtari i Lacios duket se ka treguar vlerat e verteta dhe potencialin e tij. Goli me koke i 2-2 («Ja dedikoj djemve te kuzhines tek Interi ne Appiano» ka thene per InterChannel). Shtylla me perpara, ato finte qe i ben prej vitesh dhe prap kundershtare “e hane” si dhe tregues atletik shume te mire.

«Kur jam mire fizikisht, mund te bej gjithcka qe kam ne mendje – tha ai ne fundin e ndeshjes-. Sot ndihem vetvetja: Me pare provoja ta beja, por kur nuk ke vrap nuk eshte e thejshte. Per mua nga sot fillon sezoni. Nga sot.»

Hernanes duket keshtu se eshte rikthyer dhe i pari qe ferkon duart per kete gje eshte Mazzarri, qe gjithmone ka besuar tek ai, duke e hedhur ne fushe dhe kur nuk ishte ne gjendjen e tij me te mire. Ai e ka dashur, ka besuar tek ai, dhe e ka konsideruar nje nga protagonistet absolut te vendit te peste vje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.