Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

422 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ESHTE VENDOSUR GJITHCKA: Ja kur do te filloje pune Marotta! Eshte gati…

ESHTE VENDOSUR GJITHCKA: Ja kur do te filloje pune Marotta! Eshte gati…
Ardis
  • On 07/12/2018, 18:18

Mungon edhe pak per zyrtarizimin e Beppe Marotta-s tek Interi. Drejtori i Pergjithshem i ri i klubit zikalter nuk do te jete ne stadium per ndeshjen ne mbremje kunder Juventusit, por do te jete ndeshja e fundit pa asnje post zyrtar.

Njoftimi i fillimit te punes se tij tek Interi do te jepet me 13 dhjetor, te enjten. Objektivi i Zhang, tashme me Bepper Marotta-n ne ekip, eshte mese e qarte, se kerkon te ndertoje nje makine perfekte.

Sic kujton Fabrizio Biasi jane shume goditjet e medha te shenjestruara nga Juventusi nga ish drejtuesi. “Le te shikojme se cfare ka realizuar: Portieri Wojciech Szczsny? E ka marre ai per ti ‘paraprire’ lamtumires se Buffon (shpenzoi 12 milion €)”.

“Bonucci? I ardhur ne 2010 nje muaj mbas blerjes se tij per nje shifer prej 15.5 milione € (i shitur vitin e kaluar per 42 milion € ndaj Milanit dhe e ka rimarre ne operacionin trekendesh me Caldara dhe Higuain)”.

“Cancelo? E ka transferuar ne veren e kaluar nga Valencia per 40 milione €, nje transferim qe nder te tjera shkaktoi nje zemerim te madh tek interistet qe e donin portugezin”.

“De Sciglio? Allegri e ka dashur me cdo kusht tek Juventusi dhe u transferua ne veren e 2017 per 12 milione €”.

“Pjanic? Vere 2016, Juventus paguan klauzolen dhe Marotta realizon nje goditje te dyfishte: perforcon mesfushen e tij, dhe dobeson ate te rivales, Roma”.

“Matuidi? 20 milione € eshte blere tek PSG ne veren e vitit 2017, kampioni aktual i botes”

“Mandzukic? “I Preferuari” i Allegrit i ardhur nga Madrid (krahu i Atletico-s) me 2015 per 19 milione €”.

Cuadrado? Qendrimi i gjate me Chelsea-n me ne fund mbaroi me blerjen e kolumbianit me 2017 per nje shifer afersisht 20 milione €”

“Dhe me pas Dybala, ose ndryshe nje nga goditjet me te mira te Marotta-s: avioni direkt per ne Torino me 2015 per 32+8 milione €”.

“Po te shikojme mire vetem dy lojtare ne fushe sonte qe nuk kane lidhje me Marotta-n: Chiellini, bardhezi qe me 2005 dhe … Ronaldo. Dikush ka thene qe CR7 nuk i pelqente shume ish drejtorit te pergjithshem per shkak te ceshtjeve te ‘shpenzimeve te medha per tu amortizuar”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.