Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 28, 2020

Scroll to top

Top

528 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

EKSKLUZIVE – Kondogbia, lamtumire Inter: Valencia do e bleje per ta shitur!

EKSKLUZIVE – Kondogbia, lamtumire Inter: Valencia do e bleje per ta shitur!
Inter Club Staff

Geoffrey Kondogbia po largohet gjithmone e me shume nga Interi.

Eksperienca me shume se pozitive ne Spanje ne radhet e Valencias, i ka ndryshuar karrieren lojtarit francez pas nje momenti te veshtire tek skuadra zikalter ku pothuajse nuk gjeti asnjehere vazhdueshmeri dhe nuk i justifikoi kurre ato 40 milione euro te shpenzuara per kartonin e tij.

I transferuar nga Interi ne huazim me te drejte blerje per 25 milione euro ne nje operacion qe solli ne Milano portugezin Joao Cancelo. Mesfushori francez me paraqitjet e tij ka bindur klubin valencian qe ta bleje ate. Sipas asaj qe tregon FcInterNews, ne fakt, ne ditet e kaluara vellai-agjent i ish-lojtarit te Monaco ka qene ne Milano per te diskutuar te ardhmen e lojtarit me drejtuesit e klubit dhe Suning, duke afruar akoma edhe me shume nje largim te tijin. Nderkohe, burime te aferta me klubin spanjoll konfirmojne vendimin per te paguar 25 milione euro menjehere tek klubi zikalter dhe ky vendim ka kohe qe eshte mare tashme.

Image result for kondogbia valencia

Por gjithcka me lart nuk do te thote se Kondogbia do te qendroje tek Valencia sezonin e ardhshem. FcIntereNews tregon se ka nje interesim teper te forte te Arsenal ne drejtim te tij. Anglezet jane te gatshem ta blejne francezin dhe klubi i Mestalla nuk do e kishte problem ta shiste duke qene se do te dilte me fitin me harkun e pak diteve. Cmimi aktual i merkatos se Kondogbia vertitet diku tek 35-40 milione euro, dhe ne rast se Valencia do e shiste tek Arsenal, fitimi i klubit spanjoll do te ishte diku tek 10-15 milione euro, duke qene se ata te drejten e blerjes nga Interi e kane vetem 25 milione euro.

Nderkohe qe priten lajme, Kondogbia vazhdon te perserise deshiren e tij per te mos u rikthyer ne Milano, dhe nje largim i tij pas tre vitesh si lojtar i Interit (vetem dy ne Milano dhe nje ne huazim), eshte shume i sigurt.

Image result for kondogbia valencia

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.