Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | May 23, 2018

Scroll to top

Top

560 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ESPN – Interi shume e interesuar per Enis Bardhi: ja detajet! Nje oferte per te pritet vetem…

ESPN – Interi shume e interesuar per Enis Bardhi: ja detajet! Nje oferte per te pritet vetem…
Inter Club Staff

Ai nuk do te ishte i pari lojtar me origjine Shqiptare qe do vishte fanellen e Interit. 

I pari ka qene Xherdan Shaqiri disa vite me pare, i cili u largua vetem pas gjashte muajsh tek zikalterit.

Me pas Rey Manaj, lushnjari i vogel qe ishte nje talent i padiskutueshem por edhe ai si shume te rinj te tjere, nuk ja doli te konfirmohej dot pas nje sezoni ne urdherat e Mancinit.

Aktualisht ne skuadren zikalter eshte vetem nje lojtar me origjine shqiptare, edhe pse me te larget se dy te paret: behet fjale Antonio Candreva, qe ka lindur ne nje familje arbereshe.

Image result for Bardhi enis levante

Por me sa duket, 007 e Interit po monitorojne nje tjeter lojtar me origjine shqiptare.

Behet fjale per Enis Bardhi, mesfushor i perfaqesueses maqedonase i datelindjes 1995 qe aktualisht luan tek Levante.

Puna e agjenteve te Interit po vazhdon dite pas dite per zbulimin e talenteve te rinj, por duket se Bardhi i pelqen shume edhe Paris Saint-Germain te cilet po ndjekin me kujdes progresin e lojtarit ndeshje pas ndeshje.

Image result for Bardhi enis levante

Enis Bardhi beri nje ndeshje spektakolare ne fitoren 5-4 ndaj Barcelones ku me dygoleshin e tij arriti te mbylle strishen pozitive te blaugranave qe nuk kishin asnje humbje ne kete turne.

Nese Interi do te vendose te beje ndonje oferte, natyrisht qe do te ndodhe vetem pas dates 31 maj.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.