Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,558 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ESPN nuk ka dyshime “Neymar-Balotelli? Braziliani eshte nga nje planet tjeter…”

ESPN nuk ka dyshime “Neymar-Balotelli? Braziliani eshte nga nje planet tjeter…”
Inter Club Staff

Ata u perballen edhe ne fushe, por edhe perpara se te perballeshin shume veta as nuk humbisnin kohe, e as nuk humbasin kohe ti krahasojne te dy sepse e verteta dihet.

Ja tek ju nje artikull simpatik i publikuar ne websiten e njohur espn, i cili flet per te dy dhe i krahason te dy lojtaret koke me koke. Ne fakt ajo qe nuk kupton ESPN eshte se si ka mundesi qe Balotelli na qenka nje nga njerezit me influent ne bote(shum larg te vertetes) dhe Neymar jo(te pakten me shume se Balotelli eshte).

Por per te gjithe ata qe kane dyshime, ja te dhenat tek ju: Balotelli ndoshta eshte nje nga njerezit me influent ne bote(askush nuk e ka kuptuar pse), por Neymar arrin te spostoje shume me shume ekuilibra se Italiani. Te dhenat qe publikon espn jan shum elokuente.

Duke ndjekur te dhenat e ‘Forbes”, Neymar ze vendin e 68 ne klasifikimin e atleteve me te pasur ne bote, ndersa Balotelli nuk eshte as tek 100 vendet e pare. Por kjo nuk eshte gjithcka.

Edhe pse Neymar eshte dy vjet me i ri se “Super Mario”, ai ka nje rroge prej 7 milion eurosh, kunder 5 milioneve te Italianit. A ka te dhena te tjera qe mund te krahasojme? Natyrisht qe po: Neymar eshte futbollisti i peste qe fiton me shume ne bote nga sponsorat, dhe ka me shume se 10 te tille, nderkohe Milanisti as nuk i afrohet 50-teshes se pare dhe si sponsor ka vetem Nike.

Ne fund krahasimi behet ne Twitter per fansa, te dy lojtaret kane account ne social network-un e njohur, por me nje diference te vogel: Neymar ka me shume se 7 milion ndjekes, ndersa Balotelli akoma ska kapur nje milion te vetem.

Ne kete pike lind nje pyetje si detyrim: “Jeni te sigurte qe Balotelli na qenka me influent se Neymar?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.