Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

456 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Esposito, cfare letre per Interin: “Jam shume i prekur. Por jam i bindur se ky largim eshte vetem…”

Esposito, cfare letre per Interin: “Jam shume i prekur. Por jam i bindur se ky largim eshte vetem…”
Inter Club Staff

Sebastiano Esposito eshte gati qe te nise aventuren e tij te re me Spal, ku pritet te luaje nje sezon si protagonist ne Serie B.

Nderkohe, ai me nje mesazh prekes ne instagram, ka dashur ti kujtoje te gjitheve qe eshte rritur tek Interi dhe ky largim eshte thjesht nje mire u pafshim dhe jo nje lamtumire.

“Sot, eshte nje dite speciale. Jam i prekur sepse po jetoj ne nje miks emocionesh, ndermjet melankolise se po largohem nga Interi, ku jam rritur dhe jam prezantuar me futbollin profesionist, dhe entuziazmit per nje aventure ku ekziston deshira per te qene protagonist dhe per te lene shenje.”

“Nuk eshte nje lamtumire por thjesht nje mire u pafshim. Nje copez e zemres time qendron ne Milano, me familjen, asaj te ciles i detyrohem gjithcka dhe skuades qe per 7 vite me ka bere te maturohem si person dhe si lojtar.”

“Ka qene nje rrugetim qe me ka lejuar qe te konsolidoj vlerat e marra ne familje, ti integroj ato me principe te tjera te jetes dhe sportit dhe qe vlejne brenda dhe jashte fushes: ndershmeri, korrektesi dhe respekt.”

“Edhe per kete arsye me duhet qe te falenderoj sektorin e te rinjve te Interit, qe te drejtori Samaden e deri tek i fundit i bashkepunetoreve.”

“E natyrisht nuk mund te harroj presidentin, misterin, te gjithe drejtuesit, stafin dhe shoket e skuadres se pare qe me kane bere te jetoj ne nje enderr.”

“Debutim ne Champions League, penalltia e fituar, debutimi dhe goli i pare ne Serie A. Emocione te papershkrueshme dhe te paharrueshme, me bluzen qe dashuroj veshur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.