Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

631 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Esposito, zbulohen te gjitha shifrat e ofertes nga Atalanta: nje super plusvalence per Interin, por Marotta e ka refuzuar!

Esposito, zbulohen te gjitha shifrat e ofertes nga Atalanta: nje super plusvalence per Interin, por Marotta e ka refuzuar!
Inter Club Staff

Vendimi ka ardhur, Sebastiano Esposito do te zgjase kontraten e tij me Interin dhe me pas do te largohet ne huazim.

Interi ka blinduar diamantin e saj te lindur ne 2002 me nje kontrate deri ne 2025, dhe me pas do e lere te largohet per te luajtur me shume.

Por duhet gjetur nje skuader ku ai te jete protagonist, ndryshe largimi i tij ne huazim nuk do te kishte vlere.

E ardhmja e Esposito nderkohe mendohet se do te jete ne Serie A: sipas asaj qe shkruan Calciomercato.com, Interi ka vendosur qe ta shohe lojtarin e saj te talentuar ne aksion pikerisht ne kampionatin maksimal italian dhe nuk deshiron ta huazoje ne Serie B.

Nje zgjedhje kjo qe perjashton totalisht Brescian apo nje futje te emrit te tij ne marreveshjen per Tonalin.

Ne kete moment, Esposito shihet si nje emer shume interesant per Crotonen qe sapo eshte ngjitur, per Parmen dhe per Torinon.

Nderkohe, tek Interi ka ardhur edhe nje oferte e rendesishme nga Atalanta.

Operacioni do i kishte siguruar Interin nje super plusvalence (16 milione euro), por Interi nuk ka dashur te privohet nga kontrolli mbi kartonin e djaloshit qe konsiderohet si nje pasuri e klubit.

Atalanta nuk deshironte qe ti jepte Interit ne oferten e saj asnje mundesi per riblerjen e tij, gje kjo qe ka bere qe kjo marreveshje te bjere menjehere.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.