Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,298 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ET kerkon perforcime ne sulm, ja plani i Ausilio. Shume emra ne fletore, kujdes nga konkurrenca e Viola…

ET kerkon perforcime ne sulm, ja plani i Ausilio. Shume emra ne fletore, kujdes nga konkurrenca e Viola…
Bujar Berishaj

Sic zbulon editoriali i sotem i Corriere dello Sport, gjate qendrimit te tij ne Pinetina, Erick Thohir ka folur edhe per merkaton.

Reparti ku nevojiten perforcimet eshte sulmi dhe Piero Ausilio duket se i ka idete e qarta se cfare te bej: idea eshte qe te trokitet ne deren e secilit ekip te madh evropian dhe te gjendet je sulmus per ne janar (pervec Joel Campbell dhe Lukas Podolski te Arsenal, eshte kthyer ne mode edhe emri i Stevan Jovetic) dhe mbetet per tu pare per lojtaret me parametra zero ne vere (Bakkali me shume se Kramaric). Nje veshtiresi me shume eshte konkurrenca e Fiorentinas qe praktikisht eshte mbi te gjithe objektivat e Interit.

Me llogarite zikalter nen lentet zmadhuese te UEFA-se, Erick Thohir preferon qe te mos rendoj shifrat, pervec nese ka ndonje shitje te rendesishme. Nese vijne te hollat atehere do te behet oferte tek Liverpool per Fabio Borini: Reds duan 10 milione euro per lojtarin kurse klubi nga Milano do ishte i gatshem te ofronte nje shume me te ulet dhe disa bonuse. Tratativa per ish-lojtarin e Romes, e monitoruar edhe nga klubi i Della Valle (presidenti i Fiorentinas) nuk mund te bashkfajesohet edhe per mungesen e likuiditetit.

Stevan Jovetic, eshte kjo enderra e madhe e Mazzarit qe e ka kerkuar ate dy here, janarin e kaluar dhe ne vere. Megjithate, nga ana e tij, Manchester City nuk eshte hapur kurre per nje largim te tij, sidomos ne gusht, pasi ka treguar nje permiresim te madh ne krahasim me sezonin 2013/14. Por, tani situata mund te ndryshoj sepse mes lojtarit dhe Pellegrinit ka nje ”thyerje”. Inter do te donte qe te perfitonte dhe ta merrte ne huazim. E njejta gje edhe per Fiorentinen. Problem eshte paga e larte e malazezit.

Joel Campbell i Arsenal fiton shume me pak dhe nuk eshte nje prioritet per Arsene Wenger. Ja pse situata e sulmuesit nga Costa Rica, e studiuar edhe nga Fiorentina, duket me e lehte per tu konkretizuar. Me e lehte, edhe ne krahasim me ate te shokut te tij, Lukas Podolski.

Per qershor, syte tek 18-vecari Zakaria Bakkali, jashte skuadres se PSV pasi qe nuk ka rinovuar kontraten. Eshte ne skadence dhe Inter tashme ka folur me agjentin e tij. Sulmuesi anesor belg me origjine marokene pelqehet si per shpejtesine ashtu edhe per aftesine, por konkurrenca e skuadrave te medha te Premier League (me Chelsean ne krye) eshte e madhe. Ne renie shanset per Andrej Kramaric.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.