Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,673 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eto’o: “Ajo qe ndodhi tek Inter eshte histori”

Eto’o: “Ajo qe ndodhi tek Inter eshte histori”
Adonis Rexha

Ish lojtari i Interit Samuel Eto’o, tani tek Chelsea, eshte intervistuar nga Le Monde: “Une jam Samuel Eto’o, nuk kam me asgje per te vertetuar. Perkundrazi, vetem dua te kenaqem. Keta qe e analizojne futbollin e dine qe performanca eshte aty per tu shikuar nga te gjithe. Une nuk jam pjese e grupit te futbollisteve te mire, por atyre te medhenjve.”

Eto’o foli po ashtu per José Mourinhon dhe Interin. “José e din se cfare une mund te jap ne fushe. Pse zgjodha Chelsean? Kerimov ishte i detyruar qe ti shiste yjet dhe nese kjo nuk do te ndodhte, ndoshta nuk do te vija ketu. Mundesia u rrit dhe cdo lojtar deshiron qe te vije ne kete klub gjate karrieres se tij. Mou ndikoi ne vendimin tim per te ardhur tek Chelsea per 80 perqind. Une kisha punuar me te tek Inter, shume mire. Atje ne kishim nje ekip fantastik. Ne sezonin 2009/10 ne i fituam te gjitha: Superkupen, Kupen e Italise, Scudetto, Champions League dhe Kupen e Botes per Klube. Ai me dha shansin qe te beje nje zgjedhje te duhur ne veren e vitit 2009, nje zgjedhje qe ishte e veshtire sepse lashe Barcelonen. Duhej te zgjidhja ekipin e duhur per te vertetuar qe ato qe kisha bere ne Spanje nuk ishin rastesi. Ajo qe ndodhi tek Inter eshte histori. Mou i veçante? Ai eshte nje person i sinqerte. Une i dua njerezit qe ti thone gjerat ne fytyre dhe me te cilet mund te diskutosh. Kjo menyre nuk ka qene gjithmone keshtu ne jeten time. Per kete arsye, une gjithmone kam pasur shume respekt per te. I kam fituar te gjitha? Po, pervec Kupes se Botes dhe Premier League. Kam fituar ne Spanje, Itali dhe Evrope, shpresoj qe me ndihmen e Zotit te jem ne gjendje te fitoj edhe ne Angli.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags