Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 27, 2020

Scroll to top

Top

1,105 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eto’o deshiron nje rikthim tek Interi…

Eto’o deshiron nje rikthim tek Interi…
Bujar Berishaj

Sulmuesi qe fitoi tripleten me zikalterit ne 2010 strehon shpresat per te luajtur me Interin perseri, pavaresisht interesimit te Ajax.

Eto’o eshte duke enderruar nje rikthim sensacional tek Interi dhe ka vene ne pritje nje kalim te Ajax, per nje magji te dyte ne San Siro. Kamerunasi eshte nje lojtar i lire pas skadimit te kontrates se tij qe kishte me Chelsean ne kete vere dhe ka kaluar fundjaven ne bisedime me Ajaxin per nje levizje te mundshme ne Amsterdam Arena.

Por destinacioni i preferuar i Eto’o eshte Interi, klubi ku ai fitoi tripleten duke kaluar 2 vite briliante nga 2009 deri 2011. Presidenti i klubit, Erick Thohir, aktualisht eshte kunder idese qe ta blej 33-vjecarin per shkak te moshes se tij dhe pages – qe do te ishte se paku 4-5 milione per sezon, qe do shkonte deri ne 10 milione bruto.

Trajneri Walter Mazzarri eshte ne kerkim te nje sulmuesi qe te kompletoj sulmin qe deri tani eshte i perbere nga Palacio, Icardi dhe Osvaldo, por do te preferonte nje sulmues te dyte se sa nje nje tjeter pyke. Por, ish-ylli i Barcelones nuk po heq dore ende pavaresisht ofertave qe ka ne tavoline nga Ajax dhe Wolfsburg, ai eshte i pregaditur qe t’i jap me shume kohe Thohir dhe Mazzarrit qe te ndryshojne mendjen e tyre. Veterani do te pres te pakten edhe nje jave ne pritje te lajmeve te mira.

Para nje muaji, Eto’o ishte pajtuar per nje transfer te Juventus por pas diskutimeve me lojtarin perfaqesuesit e Juventusit vendosen qe paga e lojtarit eshte shume e larte. Lojtari iu bashkua Interit si pjese e shkembimit qe perfshinte edhe Zlatan Ibrahimovic pese vite me pare, me Barcelonen qe paguajti 46 milione euro per yllin suedez si dhe lejoi Eto’on te kalonte tek Inter.

Nen urdherat e Jose Mourinhos ai shenoi 33 gola ne 67 paraqitje ne Serie A para se te largohej nga klubi per te Anzhi Makhachkala ne 2011.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.