Europa trampoline hedhese per Guarin. Mazzarri ka detyrimin per ta rekuperuar
Sapo kaloi ora 23:00 e te henes me 1 shtator, filloi sfida me e rendesishme e ketij fillim sezoni per Walter Mazzarri qe eshte rekuperimi i Fredy Guarin.
Merkato e Interit eshte shtyre per ne janar por shpresa eshte qe te gjendet ne shtepi goditja e vertete qe eshte pikerisht kolumbiani. Sigurisht, shume do te varet nga ai dhe duhet te tregoje menjehere vullnetin dhe deshiren per te mare serish nje vend ne skuader. Sipas Gazzetta dello Sport, mundesia e tij, pervec stervitjeve pergjate javes do te jete vitrina e Europa League, dhe do te jete aty ku Mazzarri, te pakten per momentin do ti jape hapesira. Detyra e teknikut zikalter do te jete ta administroje sa me mire lojtarin dhe ta hedhe ne fushe ne ate pozicion ku ai jep me shume. Duke pare mesfushen zikalter sot, Guarin do te luaje shpesh me perpara. Me Walter Mazzarri qe projekton te niset gjithmone me tre lojtare ofensive, Fredy Guarin do te jete trekuartist prapa dy sulmuesve, por edhe nje sulmues i shtirur ne modulin 3-5-1-1 . Ne fund, sic eshte konfirmuar nga tekniku dje, mund te luaje ne ate pozicion ku ka bere paraqitjen me te mire si zikalter, ne shtepine e Napolit dhjetorin e kaluar.