Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 19, 2019

Scroll to top

Top

2,231 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

F.C. Internazionale Milano s.p.a.: Mbyllet marreveshja per hyrjen e aksionereve te rinj ne kapital.

F.C. Internazionale Milano s.p.a.: Mbyllet marreveshja per hyrjen e aksionereve te rinj ne kapital.
Donald Elmazi

Milano, 15 tetor 2013 – F.C. Internazionale Milano S.p.A. (Inter) dhe aksionisti i mazhorances Internazionale Holding S.r.l., plotesisht e kontrolluar nga Massimo Moratti, kane firmosur sot nje marreveshje lidhese ne baze te te ciles, International Sports Capital (ISC), shoqeri ne pronesi indirekte te Erick Thohir, Rosan Roeslani dhe Handy Soetedjo, tre njerez te rendesishem biznesi indoneziane, do te behen aksioniste kontrolli te Interit me nje pjesemarrje prej 70% nepermjet nje rritje kapitali te rezervuar.

E themeluar ne 1908, Interi njihet ne nivel internacional si nje nga klubet me fitues te botes, me dhjetera trofe te fituar, duke perfshire 18 Kampionate Italiane, 3 UEFA Champions League, 2 Kupa Interkontinentale dhe 1 Boteror per Klube. Me qender ne Milano, Inter eshte skuadra e vetme qe nuk ka kaluar ne kategorite inferiore ne 105 vjet histori. Inter perfaqeson nje marke globale qe mund te numeroje 20 milion tifoze ne Europe dhe rreth 160 milion ne te gjithe boten.

Pasi ka drejtuar Klubin ne nje histori sukses, Familja Moratti ka filluar nje rruge te re per t’i siguruar Interit nje te ardhme me te ndritur: nga Inter i Madh (Grande Inter) i Angelo (qe fitoi 3 Kampionate italiane, 2 Kupa Kampionesh dhe 2 Kupa Interkontinenale mes 1963 dhe 1966) tek Tripleta e Massimo ne 2010 (duke fituar ne te njejtin vit Kampionatin, UEFA Champions League dhe Kupen e Italise, pervec Boterorit per Klube) dhe 4 Kampionate te tjere rradhazi. Familja Moratti ka krijuar me pare kushtet dhe tani ka marre vendimin t’i jape Interit nje prezence globale.

Erick Thohir, Rosan Roeslani, Handy Soetedjo dhe Familja Moratti do te punojne se bashku per t’i siguruar Interit nje te ardhme te ndritur dhe per ta bere akoma me kompetitiv ne Itali, Europe dhe ne pjesen tjeter te botes, paralel me filozofine e Klubit qe ne momentin e themelimit ne 1908, atehere kur themeluesit vendosen te vete-quheshin “Vellezer te Botes”.

Mendoj qe historia e Interit do te pasurohet me dicka te re, fale partnereve internacionale qe, jam i sigurt, do te kontribuojne ne vazhdimesine e sukseseve. Entuziazmi dhe pragmatizmi i aksionereve te rinj jane sigurisht nje garanci per te ardhmen” – ka deklaruar Massimo Moratti. “I uroj Erick, Rosan dhe Handy te shtojne fitore te reja ne rezultatet e ngjyrave tona te dashura, me besimin dhe miqesine e tifozeve tane fantastike. Familja ime dhe une do te vazhdojme te jetojme kete aventure te jashtezakonshme se bashku me Erick, Rosan dhe Handy, me te njejtin dedikim dhe dashuri qe na lidh me Interin dhe Interistat.

Sot eshte me te vertete nje dite speciale. Jam i nderuar qe Massimo Moratti me ka besuar pergjegjesine te drejtoj Interin ne nje kapitull te ri te historise te tij, dhe jam shume i lumtur per faktin qe do te vazhdoje te jete prezent si partneri im. Puna e bere nga Familja Moratti, nga Grande Inter i Angelo tek Tripleta e Massimo, e ka bere Interin nje nga klubet me te respektuar ne bote, per vleren e tij ne fushe, dhe per impenjimin shoqeror” – ka deklaruar Erick Thohir. “Jam nje biznesmen, por me pare nje tifoz dhe nje njeri i dashuruar pas sportit. Mezi pres te vendos pasionin tone dhe eksperiencen internacionale ne sherbim te ketij Klubi fantastik dhe te tifozeve te tij.

Erick Thohir, lider i grupit te investuesve, eshte nje sipermarres i perqendruar ne Xhakarta, Indonezi, dhe eshte themelues dhe president i Mahaka Group. Fushat kryesore te biznesit qe operon jane media dhe entertainment (argetimi), duke perfshire televizione, radio, media dixhitale dhe shtypi. Erick eshte bashkepronar i D.C. United, skuader futbolli ne Major League Soccer ne SHBA dhe ka qene zv.president i Komitetit Olimpik Indonezian, pervec se Kreu i Misionit per Lojrat Olimpike te 2012.

Rosan Roeslani eshte nje njeri i rendesishem biznesi indonezian, dhe nje investues i fokusuar ne sektoret strategjike, duke perfshire ata bankare dhe financiare, te infrastrukturave, imobiliare dhe turistike. Eshte Zv. president i sektorit bankar sigurues te Dhomes te Tregtise Indoneziane. Rosan Roeslani zoteron pjesemarrjen ne klubin D.C. United se bashku me Thohir.

Handy Soetedjo eshte nje sipermarres indonezian qe punon ne sektorin e energjise dhe medias. Handy eshte partner i Erick Thohir ne Grupin Mahaka dhe ka marre pjese ne blerjen e skuadres te basketbollit NBA Philadelphia 76ers ne 2011.

Inter

E themeluar ne 1908, Interi njihet ne nivel internacional si nje nga klubet me fitues te botes, me dhjetera trofe te fituar, duke perfshire 18 Kampionate Italiane, 3 UEFA Champions League, 2 Kupa Interkontinentale dhe 1 Boteror per Klube. Me qender ne Milano, Inter eshte skuadra e vetme qe nuk ka kaluar ne kategorite inferiore ne 105 vjet histori. Inter perfaqeson nje marke globale qe mund te numeroje 20 milion tifoze ne Europe dhe rreth 160 milion ne te gjithe boten.

Inter Campus

Inter Campus realizon nga 1997 nderhyrje sociale dhe bashkepunime fleksibel afatgjate, permes 25 programeve ne bote me mbeshtetjen e 200 operatoreve lokale. Objektivi i programit eshte te perdore aktivitetin e futbollit si nje instrument edukues per t’ju dhene 10.000 femijeve te drejten e lojes. Inter Campus eshte nje partner zyrtar i Kombeve te Bashkuara; perfaqesuesit e tij jane pritur nga Presidenti i Asamblese Gjenerale Vuc Jeremic ne 20 nentor 2012.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.