Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

523 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fabregas sulmon Conten: “Me te nuk luaja kurre se donte lojtare te tjere. Diego Costa shpertheu ndaj tij dhe…”

Fabregas sulmon Conten: “Me te nuk luaja kurre se donte lojtare te tjere. Diego Costa shpertheu ndaj tij dhe…”
Inter Club Staff

Cesc Fabregas ka treguar jo pak gjera per Diego Costa dhe Antonio Conte por ne nje fare menyre ai ka sulmuar tranjerin e Interit edhe per faktin se nuk e ka pare asnjehere me sy te mire.

Eksperienca e teknikut te Interit ne Londer ka qene pozitive, por me sa duket, atje ai ka pasur edhe problemet e veta me lojtaret.

Gjithesesi, ne po ndalemi ne fjalet e Fabregas te cilat i ka thene ne nje interviste per BBC ku disa jane edhe zbavitese.

“Kur Antonio Conte erdhi tek Chelsea, une nuk luaja kurre ne tre muajt e pare. Ai ishte shume i qarte, donte te tjere mesfushore e jo mua. Donte mesfushore te forte fizikisht. Nuk e kam kuptuar kurre ne fakt, por nuk ka problem.”

“Klubi i bleu Kante dhe luante me Matic. Une nuk kisha luajtur kurre dhe kisha pasurr probleme fizike. Shkuam ne fushe ndaj City, kishim fituar 7 ndeshje dhe Conte me thote se do luaj une.”

“Luajta shume mire, fituam 3-1 dhe ne ndeshjen me pas kishim perballe WBA. Ndeshja tipike e nje skuadre te mbyllur, qe mbron gjate gjithe kohes. Mendova se ishte ndeshja ime por Conte me la ne pankine.”

“Fillova te beja nxemjen ne minuten e 70 por asgje. Ne minuten e 75 shoh nga pankina e asgje. Ne 78 prap asgje. Ne nje moment te nxemjes, Diego Costa me afrohet afer e fillon te ulerase drejt Contes: “Fut Cesc, fut Fabregas menjehere”.

Conte bente sikur nuk degjonte, nuk thoshte asgje. Ne fund, kalojne dy minuta dhe me fut ne fushe Conte. Kalojne dy minuta dhe une i jap nje assist Diego Costes i cili shenon nje gol. Ishte fantastike. Por nuk e harroj kurre ate moment.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.