Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

275 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Face to Face – Cauet: “Sa shume kujtime me Morattin.

Face to Face – Cauet: “Sa shume kujtime me Morattin.
Ardis
  • On 18/10/2013, 13:21

Ka qene nje nga kampionet e Interit te Morattit, ka fituar Kupen UEFA me 98′ me Simonin ne pankine: behet fjale per Benoit Cauet. Francezi eshte shume i lidhur me ngjyrat zikalter edhe mbasi u largua nga futbolli i luajtur dhe tashme trajnon ne sektorin e te rinjve zikalter. Vitin e kaluar Te Rinjte Kombetare (Giovannissimi Nazionali) te tij fituan skudeton dhe kete vit do beje te pamunduren qe te perserite te njejten gje ne Allievi Lega Pro. Ja si e tregon edhe kalimin e Interit tek Thohir ne nje ekskluzive ne Face to Face per FcInterNews te perkthyer nga InterClub per ju:

Kush eshte kujtimi me i rendesishem qe ka lidhje me Morattin president?
“Padyshim Kupa UEFA si lojtar. Si trajner nuk mund te mos e them fitorja e skudetos me Giovanissimi Nazionali.

Cfare ideje keni krijuar per kalimin e maxhorances se Interit nga Moratti tek Thohir?
“Sigurisht Moratti i do te mire me shume nga te gjithe Interit. Mendoj se ka gjetur nje zgjidhje te rendesishme. Ka qene dhe eshte tifozi i pare i Interit dhe nje president i madh. I ka dhuruar dhume kenaqesi botes se Interit. Te gjitha cfare ai ka bere i ka bere per te miren e ketyre ngjyrave…”

Cfare raporti keni me president Moratti-n? Dhe cfare kujtimesh?
“Kujtimet jane te gjitha te bukura, mendoj per heren e pare qe e kam pare, kur fituam trofeun e pare nderkombetar. Une jam i lidhur me te sepse me ka sjelle ne boten zikalter, si lojtar pjesa me e rendesishme e karrieres sime eshte sigurisht e lidhur me te. Ekziston vleresim i madh dhe nje raport optimal: kur kemi fituar ne sektorin e te rinjve erdhi dhe i beri komplimente te gjitheve. Eshte nje moment shume i bukur, shume emocione…”

Flitet se Thohir kerkon te perqendrohet mbi projektet me lojtaret e rinj, me te cilet ju punoni cdo dite.
“Nuk eshte se po percaktohet sot nje projekt i tille. Interi ne 10 vitet e fundit ka bere 23 finale dhe ka fituar shume, asnje si ne. Sektori i te rinjve zikalter ka krijuar lojtare te medhenj, me pas nese ne te ardhmen ideja eshte qe te fusim me shume te rinj qe rriten ne shkollen interiste atehere do te jemi te gjithe te lumtur dhe krenare. Por gjithsesi jemi serish te lumtur me cfare eshte bere derime tani.

Cilat jane objektivat si trajner?
“Une kam filluar karrieren e trajnerit 5 vite me pare, nga fillimi me diletantet, dhe kam shkuar shume afer skudetos me ta. Me pas kam kaluar me profesionistet. Dy sektore te ndryshme, por te rendesishem ne nivelin konkurrues. Po filloj nje karriere per te rritur. Kete vit kam marre nen drejtim skuadren e Allievi Lega Pro, vitin e kaluar isha me Giovanissimi, besoj se dalengadale duhete te eci perpara dhe te permisoj kualitetet e mia. Tek Interi per fat te mire ka shume trajner te pergatitur dhe kane eksperience te madhe ne krahasim me eksperiencen time. Une i kam degjuar keshillat e tyre dhe kam kuptuar sesi duhet te pershtatem per te krijuar lojtare dhe per te rritur te rinjte. Ne te ardhmen do te provoj te eci hap pas hapi dhe te ngjitem ne maksimumin e mundshem. Si lojtar kam qene ne Serie A per shume vite dhe kam njohur shume skuadra. Si trajner objektivi eshte po i njejti, te ngjitem ne kategorine maksimale. Te drejtoj Interin nje dite? Nuk e di, tashme sic thashe duhet te mesoj shume nga kjo pune dhe duhet te rritem eshe si trajner perpara se te mendoj”.

Benoit Cauet

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.