Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

563 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Face to Face – Dacourt: “Skudetot e para te Morattit. Shume mire Ricky, dhe Thohir i keshilloj…”

Face to Face – Dacourt: “Skudetot e para te Morattit. Shume mire Ricky, dhe Thohir i keshilloj…”
Ardis
  • On 29/11/2013, 15:56

Ka veshur bluzen e Interit ne vitet e skudetove te para te Massimo Morattit. Per rubriken javore ‘Face to Face’ te FcInterNews, Oliver Dacourt zbulon kujtimet e tij qe e lidhin me presidentin historik zikalter dhe fokusohet ne momentin e skuadres se Mazzarrit. Ja dhe intervista e tij e sjelle ne shqip nga inter.al

Do te jeni ne ndeshjen e pare te Thohir ne San Siro kunder Sampdoria-s?
“Do te shkoja, por punoj per nje televizion francez dhe mendoja se mund te ishte javen e ardhshme. Te djelen mbasdite kam nje impenjim, me vjen keq qe nuk mund te jem aty”.

Moratti e ka ‘leshuar’ Interin mbas 18 vjetesh. E prisnit nje te tille?
“Flitej prej kohesh qe Moratti mund te hiqte dore nga Interi. Per me shume e dime te gjithe qe nuk do ta shiste kurre pa e ditur se kujt po ja dorezonte Interin. Nese Thohir e ka marre Interin do te thote se Moratti mendon se ai mund te beje gjera te mira per klubin dhe tifozet”.

Cfare kujtimesh ke nga Moratti kur luaje me Interin?
“Kur kam ardhur, skudeto mungonte prej 17 vites dhe e kemi fituar. Kam pasur fatin qe ta fitoja dhe ka qene nje moment shume i bukur. Ai ka festuar me ne, ka qene nje moment i paharrueshem per ne, por edhe per popullin zikalter. Nuk kam pasur fatin qe te fitoj Champions-in tek Interi, gjithsesi ishte serish e moment shume i bukur. Moratti e priste prej vitesh, mbasi babai i vet e fitoi ne ’65. I ka merituar te gjitha keto trofe”.

Cfare mendon per Interin e Mazzarrit?
“Besoj se eshte me mire ne krahasim me vitin e kaluar, ku kane hasur shume veshtiresi. Jane nisur mire, per momentin skuadra po ben nje kampionat te mire. Ishte e rendesishme…”.

Kush eshte lojtari qe preferon?
“Me pelqen shume Ricky Alvarez, ka kualitete te medha, mund te beje diferencen. Jam i gezuar qe shikoj te luaje Javier Zanettin mbas demtimit, eksperienca nuk ka cmim. Tashme Pupi eshte pjese e stadiumit (qesh). Eshte edhe Cuchu akoma, kane bere gjera te medha per Interin. Jane luftetare qe kane luftuar luftera te medha dhe kane bere histori tek Interi”.

Do ti keshillonit ndonje te ri francez Thohir-it?
“Per mua Florian Thauvin e Marseille ka kualitete te medha. Me pas eshte edhe Pogba, qe eshte i Juventusit. Ai ka aftesi te pabesueshme, jep sasi dhe kualitet. besoj gjithsesi qe Thohir ka ndermend te beje nje skuader te madhe per vitin tjeter. Nuk do te habitesha nese ne merkaton e veres te vinte ndonje lojtar i madh, nese ka blere Interin do te thote se mund tja lejoje vetes nje gje te tille…”.

dacourt

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.