Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

584 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Face to Face – Novellino: “Do te shkoja me vrap tek Interi. Dhe do te fitoja shume”.

Face to Face – Novellino: “Do te shkoja me vrap tek Interi. Dhe do te fitoja shume”.
Ardis
  • On 08/11/2013, 16:12

Nuk eshte nje mister qe Walter Novellino, aktualisht trajner i Modena-s, eshte nje tifoz zikalter. Nje arsye shume e vlefshme per te bere nje bisede me te per rubriken “Face to Face”. Ja intervista e tij e sjelle ne shqip per ju nga inter.al:

Si ka mundesi qe jeni bere nje simpatizant i Interit?
“Me lidhin me Interin vitet e rinise, qe kur isha 11 vjec. Xhaxhai im qe eshte nga Milano me ka sjelle ne nje ndeshje dhe qe prej atij momenti jam bere nje tifoz i madh. Shikoja Mazzola-n dhe Suarez, me kujtohet qe ishte nje ndeshje e rendesishme, hera e pare e imja ne San Siro. Ishte mbremje, nje ndeshje kupe. Me ka ngelur akoma entuziasmi i atij ambjenti. Une luaja ne Milano tek Pomense, me pas ne moshe te vogel kam marre cmim ne nje turne nga Benito Lorenzi si lojtari me i mire, me te vertete nje kenaqesi e madhe”.

Kush eshte lojtari qe ju ka ngelur me shume ne zemer?
“Gjithmone kam bere tifoz per Sandro Mazzola, ai me pelqente me shume nga te gjithe. Me pas une jetova ne Brazil dhe tek Milani ishte Altafini qe, po ju them nje kuriozitet, ishte mbiquajtur pikerisht Mazzola.

Ju keni trajnuar per 6 muaj nje nga lojtaret me te dashur per Morattin, Alvaro Recoba. Cfare mund te na thone per te?
“Tek Venezia ka pasur 6 muajt me te mire te jetes se tij. Ishte nje person i vecante por nje djalosh i zoti. Teknikisht ishte nje fenomen, nje ‘macok i vogel’, por nje fenomen. Ai donte me te miren nga shoket e tij. Paguante dreken, kishte nje raport shume te bukur me te gjithe”.

Por gjate karrieres suaj, si trajner, keni qene ndonjehere afer Inter-it?
“Une gjithmone kam shpresuar ne vitet me te mira me Sampdorian, maksimumi i karrieres sime ishte viti kur Sampdoria ishte ne avantazh kunder Interit (me pas Interi permbys rezultatin 3-2). Gjithmone kam thene qe jam tifoz i Interit, por nuk kam pasur asnjehere nje kontakt me klubin. Moratti? Gjithmone e kam pare si nje person shume te zotin dhe nje president shume te mire. Ne vitet me te mira prisja dhe shpresoja ne nje telefonate, do te kishte qene maksimumi. Do te shkoja me vrap tek Interi dhe do te fitoja shume”.

Cfare mendoni per ceshtjen midis Thohir dhe Moratti-t?
“Nga ato qe kam lexuar ne gazete ve re nje disponibilitet te madh nga ana e Thohir jo vetem financiar por edhe ne menyren e sjelljes se tij, me perulesi. Moratti eshte nje person i madh, e kam thene tashme, dhe shpresoj qe edhe Thohir mund te beje mire tek zikaltrit”.

Walter Novellino

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.