Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

802 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Faji qe Joao Mario nuk shkelqeu ishte vetem i Interit, jo i lojtarit. Kjo sepse…”

“Faji qe Joao Mario nuk shkelqeu ishte vetem i Interit, jo i lojtarit. Kjo sepse…”
Inter Club Staff

Deshtimi i Joao Mario tek Interi ben akoma te flitet neper mediat e ndryshme duke pare shifren e paguar per lojtarin dhe rendimentin ne fushe.

Per kete ceshtje, kane folur edhe sot ne Portugali.

Ne nje interviste te dhene per O Jogo, Miguel Veloso ka folur per ish shoket e skuadres se tij ne kombetare, duke dhene disa gjykime edhe per Joao Mario dhe Joao Cancelo.

Ja fjalet e tij:

“Diferenca qe shikoj ndermjet atyre te dyve eshte se ne Portugali i japim me shume rendesi lojtareve qe luajne jashte se sa atyre qe luajne ketu dhe flasim me shume per ta.”

“Por duhet theksuar se kush luan jashte ka me shume veshtiresi.”

“Joao Mario per shembull eshte nje lojtar me kualitete te medha, por eksperienca e tij tek Interi nuk ka qene pozitive per disa motive te ndryshme.”

“Une mendoj se fajtore per kete ka qene Interi, sepse klubi ka bere disa ndryshime te rendesishme dhe kur behen te tilla ndryshime nuk eshte asnjehere e thjeshte.”

“Ata kane investuar shume ne merkato, por te investosh nuk do te te thote te ndertosh nje skuader te madhe.”

“Joao ka pasur kete problem, sepse klubi i Interit ku i dha atij mundesine te luante ne nje skuader te forte, ishte nje skuader e pabashkuar, prandaj ai kaloi ate moment te keq.”

“Eshte nje lojtar qe mund te adaptohet mire ama, por mendoj se i ka vuajtur shume edhe kritikat e gazetareve.”

Me pas, Miguel Veloso ka thene disa fjale edhe per Joao Cancelo.

Mbi mbrojtesin e krahut luzitan, i ardhur nga Valencia ne huazim, eshte shprehur vetem pozitivisht:

“Cancelo eshte adaptuar mire, ka arritur te jete kostant dhe kjo eshte e rendesishme. Po ben nje kampionat shume te mire me Interin. Jam i lumtur per te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.