Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,312 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Faleminderit Erick!

Faleminderit Erick!
Inter Club Staff

Kush do ta kishte menduar se 3 vjet pas ndryshimit te madh do te ndodhte nje tjeter akoma me teresor dhe i gjithnshem.

Por per dicka duhet te jemi te sigurte dhe falenderues: Puna e Thohir ka qene e shume e mire. Mori nje Inter qe bente merkato me Schelotto, Taider dhe Belfodil dhe po le pas nje Inter qe ka ne skuader kampione si Miranda, Kondogbia, Banega dhe Jovetic. Mori nje Inter pothuajse inekzistent ne tregjet boterore (nga ana e markes dhe marketingut) dhe po le nje Inter qe nga fitimet e marketingut te sezonit te fundit kane kaluar sezonin e tripeltes. Mori nje Inter me drejtues te paafte dhe po le nje staf drejtuesish pafundesisht te afte, gjysma kane ardhur nga United dhe ne futboll kane eksperienca te medha. Mori nje Inter qe mendonte per tifozet dhe po le nje Inter qe jo vetem mendon per tifozet por mundohet ti perfshije, organizoje per ta, ti beje te lumtur mbi te gjitha (kjo nga eksperienca personale, shume gjera kane ndryshyar natyrisht per mire qe nga Nentori 2011 kur krijuam InterClubAlbania deri me sot). Mori nje Inter qe vlente ne treg 300 milione euro dhe po le nje Inter qe vlen dicka ndermjet 600-700 milione.

Kush shikon Interin vetem nje fundjave dhe i lexon lajmet neper gazeta shqiptare mund ta kete luksin te jete mosmirnjohes. Kush me Interin jeton, njerezit qe per Interin punojne i respekton. Dhe Thohir per Interin ka bere. Mbase jo si tifoz, por si pronar, por ka bere. Dhe prandaj duhet te jemi mirnjohes dhe falenderues.

Ka qene ai qe ska bere asgje pa Morattin (keshille per cdo gje), ka qene ai i pari qe e ka dashur perkrah Morattin. Ka ditur te jete i perulur ne raport me tifozet dhe me Morattin. Dhe mbi te gjitha, e ka kuptuar qe nuk i ka resurset ekonomike per te bere ate qe mund te beje Suning dhe po di te hape rruge.

Prandaj, faleminderit Erick!

Juxhin Rama.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.