Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | May 23, 2018

Scroll to top

Top

446 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FANELLA E RE – Ja te gjitha fotot e para te lekures se Interit per sezonin 18-19! E vecanta e saj…

FANELLA E RE – Ja te gjitha fotot e para te lekures se Interit per sezonin 18-19! E vecanta e saj…
Inter Club Staff

MILANO – FC Internazionale Milano dhe Nike festojne 20 vjetorin me nje fanelle te pare per sezonin 2018-19 qe nderthur te gjithe elementet qe kane karakterizuar bashkepunimin ne 20 vitet e fundit.

Ky version i fundit i bluzeve te ‘shtepise’ me viza zikalter, i ka rrenjet e saj ne bluzen 1998-99 dhe nga fanella e shume sukseseve te arritura e 2010-11.

Fanella e pare Nike e klubit i kishte te shpeshta vizat zikalter vertikale dhe ngjyre te arte ne stemen e klubit dhe tek logo e Nike.

Te dy keto elemente jane rekuperuar ne sezonin e ri me vija totalisht vertikale dhe copeza me ngjyre ari.

Fanella e shtepise ne 2010-11, e veshur nga skuadra Kampione e Italise, e Europes dhe e Botes, ishte e famshme per formen e saj te ‘Biscione’, simbol i forte i Milanos dhe qe perfaqeson identitetin e zikalterve. Ne ate bluze kishte viza jo te drejta pikerisht si lekura e gjarperit.

Nderkohe, per sezonin e ri shikohet nje rikthim i Biscione, por kesaj radhe vijat e zeza dhe blu jane lineare dhe gradualisht nxjerin ne pah lekuren e gjarperit ne fund te bluzes. Ky look do te shoqerohet me pantallona te zeza.

Nderkohe, keto jane disa foto te bluzes se pare te publikuara sot:

Image may contain: people standing and stripes

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.