Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

654 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fantastiku Rafinha: Ja statistikat e frikshme te brazilianit qe prej transferimit tek Interi ne Milano

Fantastiku Rafinha: Ja statistikat e frikshme te brazilianit qe prej transferimit tek Interi ne Milano
Inter Club Staff

Rafinha Alcantara erdhi nga Barcelona ne huazim ne janar, por rreth transferimit te tij kishte shume skepticizem.

Ata qe se njihnin, thonin, cfare eshte ky lojtar qe erdhi tek Interi ne huazim, ne kemi nevoje per lojtare te konfirmuar.

Ata qe e njihnin, ngrinin pikepyetje mbi gjendjen fizike te tij, sepse vertete, ata qe e njihnin, e dinin qe ai zoteronte cilesi, por vinte nga nje sezon jashte fushave te lojes pas nje demtimi te rende me bluzen e Barcelones.

Ne fund, Rafinha erdhi, ne huazim me te drejte blerje (per rreth 40 milione euro). Spalletti e futi gradualisht ne skemat e tij, ku braziliani e filloi duke luajtur disa copeza ndeshjesh, deri kur luajti disa ndeshje si titullar gje qe e beri edhe sot.

Realisht, Interi ka nje fytyre tjeter me te ne fushe.

Shkolla e futbollit nga ai ka dale mund te njihet fare lehte ne cdo prekje topi qe Rafinha Alcantara ben: sot dha nje assist te mrekullueshem per Perisic qe pak lojtare ne bote e japin.

Por ne statistika, cfare sezoni ka bere Rafinha me Interin? Nese e pershkruajme me nje fjale, ajo do te ishte ‘super’, sepse impakti qe ka pasur djaloshi brazilian ka qene teper, teper i madh tek nje Inter qe ka vuajtur per nje trekuartist.

Keto jane statistikat e  Rafinhes me bluzen zikalter qe prej janarit e deri me sot: 

Ndeshje te luajtura: 13.

Si titullar: 8.

Assist: 3.

Saktesia e pasimeve: 89%.

Driblime te bera per 90 minuta: mesatarisht 3.6% per ndeshje.

Pasime kyce: 3 per ndeshje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.