Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

215 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Farsa qe quhet Inter-Lazio!

Farsa qe quhet Inter-Lazio!
Inter Club Staff

“Nuk jemi robot”. Keshtu Courtois u shpreh ne nje sulm frontal ndaj UEFA ku ai ka dhene mendimin e tij se si te tjeret po pasurohen me shendetin e lojtareve.

“Ndeshje me shume do te thote para me shume per ta”. Ky eshte ekuacioni i thjeshte i portierit belg, qe nder te tjera, shpjegon se si UEFA mendon per ndeshjet pa menduar per lojtaret.

Gjithesesi, problemi i kalendarit tashme nuk eshte vetem kontinental por eshte boteror: me ndeshjet nderkombetare po behet nje maskarade e vertete.

Ne kete pushim kombetaresh, pikerisht si ne shtator, CONMEBOL ka shtuar ne kalendar edhe nje ndeshje te trete bashke me dy ndeshjet e parashikuara duke rekuperuar ato ndeshje te humbura ne marsin e kaluar per shkak te pandemise.

Kush eshte rezultati? Shtim i ndeshjeve per lojtaret dhe rikthimi i tyre ne Europe vetem 12 ore perpara ndeshjeve te se shtunes.

E nese ne shtator me i penalizuari ishte Juventusi, me Allegrin qe hoqi dore nga shume lojtare ne transferten e Napolit, kesaj radhe me e prekura eshte Interi.

Zikalterit duke pasur ndeshjen me Sheriff ne 19 tetor per Champions League, do te luajne me Lazion sipas kalendarit ne oren 18:00 ne Olimpico.

Duke marre parasysh qe ndeshjet e Argjentines, Kilit dhe Uruguayt do te zhvillohen diten e enjte per te premte, ata supozohet te kthehen ne Itali vetem naten e se premtes ose mengjesin e se shtunes.

Me pak fjale, Interi humbet pese lojtare te rendesishem. E nese Vidal, Sanchez dhe Vecino jane lojtare qe futen si zevendesues, Correa dhe Lautaro jane shume te rendesishem per Inzaghin.

Ketyre i shtohet edhe Sensi qe nuk eshte ne formen e tij me te mire dhe Inzaghi ka vetem nje aleternative ne mesfushe: Gagliardini.

Per repartin e avancuar dy zgjedhjet e vetme mbeten Dzeko (duke shpresuar qe cdo gje te shkoje mire ne Ukraine-Bosnje) dhe i riu Satriano. Stop.

Pra Interi rrezikon qe ndaj Lazios te mbetet edhe fare pa sulmuesa. Kjo e gjitha per kombetaret me Lautaro dhe Correa qe shpresohen se do te vine me nje udhetim privat ne kohe dhe ne gjendje te mire.

Nje rrezik shume i larte ky ne cdo rast dhe qe dukshem do te jete nje penalizim shume i rendesishem per Interin ne Rome. Shume afer nje farse.

Mbase futbolli eshte i popullit (qeshim pak), por me siguri nuk eshte i lojtareve keto kohe. Eshte kthyer ne nje farse, ose afersisht si e tille, pikerisht si Lazio-Inter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.