Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

770 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fassone: “Inter eshte ne fillim te nje cikli te ri. Mazzarri po ben nje pune te shkelqyer”

Fassone: “Inter eshte ne fillim te nje cikli te ri. Mazzarri po ben nje pune te shkelqyer”
Xhorxh Gellci

Drejtori i pergjithshem zikalter, Marco Fassone ka folur ne mikrofonat e Deejay Football Club, ku u eshte pergjigjur pyetjeve te Ivan Zazzaroni dhe Fabio Caressa, duke u nisur nga blerja e mundshme e Fernando Torres: “E dini qe ka disa emra qe qarkullojne, edhe Erick Thohir nuk e ka fshehur qe na interesojne. Pastaj kush do te jete do ta zbuloni me kalimin e kohes.

Mbi figuren e Massimo Moratti: “Influenca e tij shkon pertej 30%, eshte historia e Interit dhe prezanton kete klub.

Cfare moment eshte ky qe po kalon Inter? “Jemi ne fund te nje cikli te mrekullueshem ne aspektin e fitoreve, ne planin ekonomik po bejme keto veprimi rifinancimi qe do te na lejojne te kalojme kete faze te veshtire. Jemi ne fillim te nje cikli te ri.

Mbi ceshtjen Icardi tregon: “Koleget e mi kane folur me te, kur ka nje talent keshtu duhet te dije ta menaxhoje.

Fassone flet edhe per mesazhet kunder tij ne muajt e shkuar: “Pergjigjet? Kemi patur disa diskutime me tifozet, e di qe e shkuara mund te paraqese nje problem, por tifozet tane jane te nje niveli te larte. E di qe duhet te punoj 150% ketu.

Pse italianet largohen nga futbolli italian dhe vijne te huajt? “Eshte momenti, disa klube italiane, duke pare periudhen ne renie, prezantojne mundesi interesante per te huajt me investime inteligjente. Ne te ardhmen, ndoshta klube te tjera do i bashkohen Romes dhe Interit.”

Mbi Mazzarrin: “E njoh, e di sesi drejton; dhe ai e di qe Inter vjen nga rezultate jo te qendrueshme, puna e tij eshte e shkelqyer, per planifikim pervec se per drejtim. Pastaj, karriera e tij nuk mund te vihet ne diskutim. Ka vuajtur ndryshimin e pronesise? Ndoshta, por ndryshimi eshte dicka traumatike per te gjithe. Mazzarri vjen tek Inter pasi i ka ngjitur shkallet e karrieres mjaft mire, ne nje vit nga me te veshtiret e historise. Nuk i kemi dhene objektiva, pervec vleresimit te te rinjve dhe te na coje sa me lart te jete e mundur me skuadren ne dispozicion. Sigurisht, do te ishte problematike te qendronim jashte Europes per dy vite me rradhe, duke pare punen tone. Me Thohir shkemben opinione, dhe ka persona prane qe e ndihmojne me anglishten.

Duke folur per Atletico Madrid, ne gjysmefinale te Champions pavaresisht buxhtit jo te larte, Fassone shpjegon cfare u mungon klubeve italiane: “Ne futboll eshte e bukur qe ka akoma skuadra ne gjendje te luftojne me favoritet. Te jesh “underdog” per ne nuk do te thote te ndryshosh sistemin e bazes, por te modernizohesh pak.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.