Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,310 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fassone: “Nuk duhet të frikësohemi nga Wolfsburgu. FFP? Manici e di që për t’u riforcuar duhet shitur”.

Fassone: “Nuk duhet të frikësohemi nga Wolfsburgu. FFP? Manici e di që për t’u riforcuar duhet shitur”.
Rinor Sopaj

Pas shortit të 1/8 së Europa LeagueNyon, që i vendosi në rrugën e Interit gjermanët e Wolfsburg, para mikrofonëve të Mediaset Premium u prezantua drejtori gjeneral i Interit Marco Fassone për të komentuar zgjedhjet që dolën nga vazoja: “Jemi paragjykuar nuk do ta prekim kupën (qesh). Wolfsburgu është një kundërshtar mjaft i vështirë, njëri prej më të fortëve në atë vazo, por nuk duhet të frikësohemi. Eshtë një fakt që Europa League është një garë e cila po vazhdon të rritet. Me Platinin kemi folur, ai ka një simpati ndaj shtetit tonë. Nuk kemi folur për FFP, janë personat e caktuar të cilët merren me këto lloj gjërash dhe në javën e ardhshme do të na jepet propozimi nga UEFA. Sa për kapitullin e largimeve tashmë kemi folur me Ausilion. Padyshim që për të realizuar transferime duhet gjetur një mënyrë për të investuar, me shumë mundësi do të jetë ajo e largimeve të disa lojtarëve. Mancini është një trajner që ka fituar, rezultatet e fundit e dëshmojnë që jemi në rrugën e duhur. Roberto gjithashtu është një trajner kërkues, ai e do një skuadër që mund të fitojë, pra duhet ta financojmë merkaton me disa largime dhe pastaj do të mundohemi të gjejmë ekuilibrin financiar me pritjet e tij”.

“Sigurisht që në rritjen e Guarin ka shumë pak për cfarë të flitet, Mancini ka gjetur një pozicion ideal për të ku po jep më të mirën. Të rinjtë? Kemi një akademi të rëndësishme, sapo kemi fituar Turneun e Viareggio. Ka lojtarë mjaft interesant të klasit ’96 dhe ’97. Piero Ausilio po i bën të gjitha vlerësimet se kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet, por jemi pajtuar që në sezonin e ardhshëm në listën prej 25 lojtarëve për garat evropiane do të ketë më shumë të rinjë. Me Mazzarrin kishte dëshirë, por ishte krijuar një situatë jo e lehtë për t’u kaluar. Për mua ai mbetet, njëri ndër trajnerët më të mirë italian, por nuk mendoj se kemi gabuar në zgjedhjen që e kemi bërë”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.