Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,229 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fassone: “Riorganizojme shoqerine. Merkato? Thohir nuk terhiqet mbrapa. Per Zanetti dhe argjentinasit…”

Fassone: “Riorganizojme shoqerine. Merkato? Thohir nuk terhiqet mbrapa. Per Zanetti dhe argjentinasit…”
Ardi Deda

Drejtori i pergjithshem i Interit, Marco Fassone, ka folur per Mediaset duke prekur shume tema kyc per zikaltrit. Ja dhe fjalet e tij:

Vazhdon me hapa te medha ky menaxhim i Erick Thohir…

“Mbledhja e Asamblese ka shkuar shume mire. Presidenti ka shpjeguar me detaje kete operacion te riorganizimit te shoqerise qe jemi duke bere, ortaket e kane pritur shume pozitivisht, pikerisht per shkak te asaj qe ky riorganizim do te perfaqesoje ne drejtim te stabilitetit dhe sigurise ne te ardhmen”.

Cfare roli mund te kete Zanetti?

“Presidenti, sic mund te imagjinohet, ka dashur ti kujtoje kapitenit rendesine e faktit se duhet te perqendrohet ne keto tre ndeshje te fundit. Ka dashur ta siguroje, qe do te kete hapesiren e duhur per te. Ne perfundim te kampionatit do te takohen serish dhe do te percaktojne mire dhe me saktesi rolin dhe detyrat”

Shume kujdes per bilancin, por edhe mund te enderrohet?

“Me duket se  presidenti eshte shume i kujdesshem ne perdorimin e termave si “enderr”. Eshte i vetedijshem se duhet te veprojme ne linje me traditen dhe ambiciet e shoqerise. Ka thene edhe qe jemi ne nje periudhe tranzicioni, dhe qe na nevojitet nje periudhe dy apo trevjecare per te rifituar ate stabilitet te nevojshem por ka konfirmuar se atje ku mundesite e merkatos qe Ausilio do ti paraqese do te jene ne perputhje me objektivat tone ekonomike atehere ai do te veproje sic e ka deshmuar ne janar”.

Me Milito, Cambiasso dhe Samuel do te flitet ne fund te sezonit, ekziston mundesia qe mund te qendrojne?

“Sic ka thene presidenti jane te gjitha vendime qe do te merren se bashku, presim fundin e kampionatit per te biseduar ne menyre perfundimtare. Do te degjohen vleresimet e trajnerit dhe te drejtorit dhe do te merret vendimi me i mire per te gjithe”.

Tani derbi…

“Tani derbi, shume i rendesishem, jo vetem per ate qe perfaqeson per ne dhe per qytetin tone, por edhe per objektivin Europa League i cili nuk eshte arritur akoma dhe duhet ta meritojme ne keto ndeshjet e fundit”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.