Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

755 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fassone habit me deklaratat e tij: “Icardi, per ate njeri mund t’ju them vetem dicka.”

Fassone habit me deklaratat e tij: “Icardi, per ate njeri mund t’ju them vetem dicka.”
Inter Club Staff

Ne mikrofonat e TMW Radio, ish-administratori i deleguar i Interit dhe i Milanit, Marco Fassone ka folur per rikthimin e kampionatit te Serie A, per Interin por edhe per nje ish-lojtar te Interit qe eshte ende ne pronesi te zikalterve, Mauro Icardin. 

Keto kane qene fjalet e tij: “Te gjitha federatat jane shprehur prej kohesh por jane shprehur per idene qe kampionatet te mbyllen.”

“Por ndermjet vullnetit te UEFA-s dhe mbylljes se kampionateve, shikoni Italine pershembull, do te duhet ende shume kohe per te arritur ne nje fund te perbashket.”

“Rinisja e gjithckaje? Vleresimi im me i thjeshte ekonomik nuk e sheh si optimiste situaten, imagjinoni po te futemi ne detaje pastaj. Do te paguhej nga klubet 100% e kostove por nuk do te merrej ne kembim 100% e te ardhurave.”

“Tratativat dhe sponsorat televiziv do te kene renie. Kjo sepse edhe produkti do te ishte nje tjeter ne fund.”

“Por edhe aspekte te tjere ekonomik do te tkurren shume. Nuk mendoj se shoqata e lojtareve per shembull do te donte qe te mos paguheshin me per kete sezon. Prandaj eshte nje ndeshje me shume lojtare kjo.”

“Mbase do te ishte me mire per te ndalur kete kampionat dhe te gjitha skuadrat njehere e mire te mendojne per sezonin e ri.”

“Ne kemi shume klube te medha qe kane resurset e duhura per ta tejkaluar kete krize. Tani perqendrimi yne duhet te jete tek vendi yne, Italia. Pa Italine nuk ka futboll.”

“NEse sezoni do te mbyllej sot, une mendoj se te gjitha palet do te uleshin ne nje tavoline e do e gjenin nje zgjidhje ashtu si duhet.”

“Do te arrihej te uleshin kostot, ashtu si skuadrat qiramarrese te stadiumeve do mund te mos i paguanin keto qira. E di qe klubet jane veshtiresi financiare, por eshte nje situate qe do te kaloje dhe duhet te jemi te bashkuar.”

Fassone me pas kalon tek tema Icardi dhe jep nje koment per te: “Une e kam pike te dobet Icardin. Kam punuar me te. Me kujtohet tratativa ndermjet Edoardo Garrone dhe Massimo Morattit.”

“Per ate njeri mund tju them vetem dicka: Eshte nje sulmues i mrekullueshem dhe nje profesionist si ai rralle e gjen.”

E meqe eshte tek tratativat, Fassone jep nje mendim edhe per merkaton: “Do te kemi dy merkato: ate te skuadrave te medha, qe nuk do te pesoje shume ndryshime, por kam frike se skuadrat e vogla dhe te mesme do te kene shume veshtiresi dhe do detyrohen te heqin dore nga shume lojtare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.