Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

377 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fat&Curious – Nje stadium te gjithen per Interin? Do te ishte nje… rikthim ne te ardhmen.

Fat&Curious – Nje stadium te gjithen per Interin? Do te ishte nje… rikthim ne te ardhmen.
Ardis
  • On 14/10/2013, 15:21

Rubrika FAT&CURIOUS i dedikohet kurioziteteve, anektodave dhe gjithcka qe eshte speciale ne boten e Interit.

Nuk mund te mos binte ne sy qe nje lajm qe terhoqi vemendjen e tifozeve ne kete jave te impenjimeve me kombetaren e Cesare Prandelli-t lidhur me fushen e lojes. Por fusha e lojes jo si lajm lidhur me lojtaret apo me ndeshjet, por fushe loje qe kuptohet si stadium: nje stadium i ri. Sepse kete jave ka dale nje projekt i ri e cila mund te jete nje stadium ne pronesi te Interit: nje impiant i ardhshem prej 60 mije vendesh, i projektuar nga nje studim arkitektonik, i lokalizuar me tre vende rreth botes, i cili do te ekzaminohet nga shoqeria zikalter. Nje ide qe rikthehet ne jete, mbasi dukej thjesht nje enderr ne sirtar per te priviligjuar me shume ri-modelimin e stadiumit San Siro.

Pershkrimi i impiantit lidhur me interpretimet te jep ne menyre perfekte idene e hiper-modernitetit te ketij projekti: nje stadium qe ne brendesi te tij do te perfshije edhe nje arene per sportet e mbyllura prej 12 mije vendesh, si dhe hapesira per argetim dhe aktivitete komerciale, edhe me mundesine per te ndertuar hotele (tipi i stadiumit Bay Arena i Leverkusen-it) dhe zonave banimi. Nje arene, shkurtimisht, konceptuar sipas direktivave te asaj qe duhet te jete nje stadium sot: jo vetem nje impiant per te kaluar te dielen gjate ndeshjes ose rastesisht per koncerte ose manifestime te momentit, por nje pike referimi e vertete per qytetin qe te perjetoje shtate dite nga shtate. Nje koncept qe eshte prezantuar nga italianet, me mundesine e madhe te ofruar nga Boterori i 90’, dhe per me teper te gjithe kampionatet e tjera europiane e kane vene praktike kete ide edhe France ne pergatitjet e saj ne Europianit 2016 eshte duke u pergatitur te beje te njejten gje.

Po paguajme nje detyre te paqendrueshme, rezultat i viteve te menaxhimit te burimeve siperfaqesore dhe mungese totale e largpamesise. Sot si sot, te kesh nje impiant ne pronesi ekskluzive te shoqerise eshte nje kusht thelbesor qe te kesh mundesi te garosh me te njejtat arme kundrejt top klubeve europiane qe tashme jane tre xhiro ne avantazh; nje burim te ardhurave te sigurta, per me teper nje pike referimi per skuadren por edhe per marken (shoqerine) dhe per te gjithe orbiten rreth e rrotull saj. Impiantet tona, pervec asaj te Juventus Stadium, i vetmi i projektuar ne modernitet, jeton ne lekuren e tyre pesha e moshes, edhe vete San Siro, ne te cilen do te luhet finalja e Champions League, ndodhet nen planin bujar ne menyre qe te gezoje kete privilegj. Po pritet ndonje mrekulli nga parajsa per kete ligj te bekuar mbi impiantet sportive, por midis dizenjimeve te cdo forme dhe ngjyre dhe njoftimeve te grupuara, drita ne fund te tunelit eshte shume larg. Edhe pse shume e qarte, shpresojne qe pershpejtimi i premtuar nga ministri i Sporteve Graziano Del Rio te mos te dale nje premtim bosh.

Nje klub, nje stadium: tashme kjo eshte rruga, dhe personalisht e mbeshtes prej vitesh. Edhe pse, sigurisht, qe futbolli eshte perbere edhe nga pasionet dhe nga nostalgjia. Dhe eshte e veshtire per tifozet zikalter te sotshem vetem duke menduar qe duhet te largohen nga San Siro, nga stadiumi Giuseppe Meazza, aty ku Interi luan prej dekada te tera dhe ku kane vendosur shenja qe kujtojne triumfe historike. Por ndoshta jo te gjithe e dine, nese kthehemi mbrapa ne kohe, stadiumi i qarkut te San Siros ne origjinen e saj ishte impianti… i Milan-it. Po, sepse ne te shkuaren te dyja skuadrat e Milano-s kishin shtepite e tyre, deri ne fund te mbasluftes se dyte boterore, Milani dhe Interi vinin verdalle ne Milano duke luajtur ne zonat me te deshperuara. Fusha tashme te zhdukura, te populluara nga ekspansioni demografik: terreni i pare i Interit, ishte ajo e Ripa e Porta Ticinese, vitet e para te shekullit 20.

Te zhdukur dhe te zevendesuar nga pallate te medhaja dhe elegante edhe fusha e Via Goldoni 61, zona lindore e Milanos, qe me pas ju dha emri i kapitenit historik Virgilio Fossati, i mbyllur per shkak te shembjes se nje tribune dhe per shkak te plagosjeve te 160 personave me 1930. Dhe ne vend te tij u luajt ne Arena Civica, ne zemer te qytetit, qe ishte shtepia zikalter deri ne fund te 1948 kur Bashkia, duke pare dhe demtimet gjate Luftes se Dyte Boterore, e sposton Interin ne San Siro, stadium i ndertuar nga presidenti i Milanit Piero Pirelli ne vitet 20, dhe teater i ndeshjeve te kuqezinjve qe nga 1926.

Vendet e Milanos historike, thuajse mitologjike, sot te mbytura dhe te varrosura prej tonelatave te betonit dhe qe jetojne akoma ne kujtimet e pak njerezve. Vite qe tregojne sesi ne fund te fundit, ideja qe te shikosh Interin dhe Milanin ne dy stadiume te ndryshme nuk eshte dhe aq blasfemi, per me teper ka qene nje realitet i futbollit italian. Vite me vone, prandaj, te kete nje shtepi te gjithen per Interin, ne rast se kjo ide perfundimisht rritet, nuk do te ishte gje tjeter vecse nje rikthim ne te ardhmen, me shume sesa nje hap drejt se ardhmes. San Siro mund edhe te kthehet stadiumi i Milanit sic ka thene shume kohe me pare drejtori ekzekutiv Adriano Galliani. Te largohesh nga vendi i zemres mund te jete shume e dhimshme per shume zikalter, por te pakten, nese nje dite Interi do te kishte stadiumin e tij, mund te largohen nga shtepia e vjeter me nje kenaqesi te fundit: mund tju kujtojne gjithmone kusherinjve qe ndeshja e pare qe u luajt ne «stadiumin» e tyre ishte nje derby i fituar nga «mysafiret», Interi, me rezultatin 3-6.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.