Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,730 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fati i cuditshem i Nainggolan. Dje kundershtar, neser…

Fati i cuditshem i Nainggolan. Dje kundershtar, neser…
Xhorxh Gellci

Shaka te fatit. E diela zikalter eshte prishur pikerisht nga lojtari qe Interi e ka ndjekur, per shume kohe, ne sesionin e shkuar te merkatos.

Belgu me origjine indoneziane, Radja Nainggolan, pervec se ka luajtur nje ndeshje me rregull dhe kualitet (e zakonshme per te), ka shenuar edhe golin e barazimit te Cagliarit. Levizshmeria e tij ne fushe ka bere qe Interi te ishte i interesuar per qe nga sesioni i merkatos te janarit te vitit te shkuar. Moratti kishte provuar ta merrte edhe kete vere, por para kerkeses te larte te Cellinos, 18 milion, kishte hequr dore. Cellino ka ngelur i palevizshem ne vleresimin e lojtarit, fakti eshte qe edhe Roma nuk ka arritur te beje asgje per te.

Megjithate, emri i Nainggolan ka qene gjithmone ne mendimet zikalter, dhe me ardhjen e Thohir, bashkekombas i mesfushorit, shume ishin te sigurt per kalimin e tij tek zikalterit. Vete manjati, gjate vizites ne muajin e korrikut, ishte shprehur se ‘e zbavitnin’ zerat qe flisnin qe do te shpenzonte aq shume per nje 25 vjecar te zotin, por qe nuk mund te ndryshoje skuadren. Edhe sepse filozofia e tij eshte e qarte, dhe pranohet nga Moratti: te synohen lojtare me perspektive, me paga te uleta. Aq sa ka ardhur 21 vjecari Taider per shume here me pak. Por nese Interi ne janar do te ishte akoma ne vendet e para te klasifikimit, dhe Cellino do te ulte pak kerkesat, kontaktet me Cagliarin mund te hapeshin perseri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.