Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

586 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Ansaldi-Torino, do te vazhdoje huazimi: edhe 15 prezenca dhe Interi do te perfitoje nga shitja…

FcIN – Ansaldi-Torino, do te vazhdoje huazimi: edhe 15 prezenca dhe Interi do te perfitoje nga shitja…
Inter Club Staff

Martesa ndermjet Cristian Ansaldi dhe Torinos pritet te vazhdoje edhe ne sezonin e ardhshem sportiv. 

Ky sezon i pare i argjentinasit nuk ka kaluar pa u vene re sepse ai ka luajtur shume mire dhe sipas asaj qe tregon FcInterNews.it, ne fakt, klubi granata ka si qellim ta mbaje mbrojtesin e krahut te majte duke konfirmuar premtimin qe i eshte dhene Interit nga Torino gushtin e kaluar.

Formula e transferimit ishte nje huazim dy vjecar me skadence  ne 2019 dhe detyrim blerje per 2 milione euro nese lojtari do te arrije 40 prezencat brenda pikerisht qershorit tjeter (nese do te jete keshtu, lojtari ka nenshkruar nje kontrate me piemontezet deri ne 2021).

Per momentin Ansaldi tek Torino eshte i ndalur ne 25 prezenca, 1 gol dhe 3 assist per te.

Keshtu qe, gjithcka po shkon drejt nje konfirmimi te huazimit me mbrojtesin qe do te luaje ne boteror me Argjentinen.

Ai nese do te kthehej tek Interi nuk do te ishte ne planet e zikalterve prandaj edhe vete e ka shprehur disa here qe do te qendronte me deshire ne Torino.

Per aq kohe qe ekziston kjo marreveshje, ai eshte vetem 15 ndeshje larg transferimit perfundimtar atje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.