Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,561 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Candreva më larg, tani përqendrimi kalon tek Berardi. Gabriel Jesus nuk e përjashton asnjërin

Rinor Sopaj

Dalin në pah pretendimet për Domenico Berardin, ndësa zbehen ato për Antonio Candrevan. Këto janë të rejat më të fundit për merkaton e Interit, përsa i përket repartit të sulmit që Roberto Mancini dëshiron ta ketë në dispozicion sezonin e ardhshëm.

Në vecanti, përkundër vlerësimit ta lartë për anësorin e Lazios (i konsideruar si i përsosur për rreshtimin 4-2-3-1 të trajnerit zikaltër), aspekti anagrafik nuk peshon në anën e përfaqësuesit të Italisë. Një arsye e cila po e frenon Interin për t’i dhënë shtytje përpjekjeve me Claudio Lotiton, i cili vazhdon të kërkoj 25 milionë për ta lënë të lirë lojtarin që të kaloj në Milano.

Përsa i përket talentit të Sassuolos, për momentin akoma nuk ka pasur një ofertë zyrtare nga klubi zikaltër, i cili po e pret momentin e përsosur për të vepruar. Drejtuesit janë në dijeni për vështirësinë e këtij operacioni, por ata shpresojnë që ta kenë dëshirën e lojtarit në anën e tyre, gjë e cila do t’i ndihmonte kauzës interiste menjëherë.

Ky është përditësimi për dy italianët, pa injoruar sigurisht Gabriel Jesus, për të cilin Erick Thohir ka qenë shumë i qartë sot në konferencën për shtyp. Prurja e mundshme e nëntëmbëdhjetëvjecarit në Milano, nuk e përjashton njërin nga dy italianët e sipërpërmendur, ndërsa – tashmë – pronarit Zhang Jindong do t’i pëlqente një prurje e madhe italiane.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.