Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

512 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIn – Cfare e ardhme e pret Dalbert? Ne janar jane refuzuar 4 oferta nga…

FcIn – Cfare e ardhme e pret Dalbert? Ne janar jane refuzuar 4 oferta nga…
Inter Club Staff

Dalbert Henrique nuk ka dyshime: heret ose vone do te pushtoje Interin.

Djaloshi nga Barra Mensa qe kete vere, perpara se te firmoste per zikalterit, e kishte parashikuar nje periudhe adaptimi ne kampionatin italian.

Serie A eshte teper i ndryshem nga ai francez, portugez apo brazilian. Shume me taktik dhe i komplikuar per nje mbrojtes krahu. Ja pse cdo dite ne Pinetina ai po djersin me shume se shoket e skuadres per te fituar nje bluze titullari dhe te kete mundesine te zbrese ne fushe 4-5 ndeshje per te treguar vleren e tij.

Nga ana e saj, klubi i Corso Vittorio Emanuele beson shume tek lojtari. Drejtuesit e Beneamata, nuk duken te penduar per investimin e bere tek ish-lojtari i Nice sepse jane te bindur per kualitetet e tij te larta te treguara nder vite dhe keto kualitetet nuk mund te zhduken sa hap e mbyll syte. Kete ide e ndajne edhe klube te tjera ne Europe.

Sipas asaj qe tregon FcInterNews.it, ne fakt, gjate periudhes se merkatos dimerore plot 4 skuadra e kane kerkuar lojtarin dhe kane pyetur Interin se sa mundesi kishin qe ta blinin.

Galatasaray, Fenerbahce, Olympique Marseille dhe Tottenham (jo Genoa, sepse nje tratative me kete skuader nuk u hap kurre, ndryshe nga sa u perfol ne media) kane kerkuar te kuptojne nese kishte ndonje mundesi qe ata te mund te blinin Dalbert, mbase edhe me nje huazim me te drejte blerje me cmim te mire.

Por mbrojtesi, me te njejten mendje si agjenti i tij dhe Interin, kane bere me dije se nuk duan tja dijne per momentin per nje te ardhme larg Milanos, sepse mbi te gjitha, ai vete eshte i bindur per aftesite qe ka.

E sigurisht, ne te ardhmen, me pergatitjen fizike te bere qe nga fillimi i kampionatit dhe me nje eksperience me te madhe ne Itali, mbase do te tregoje vlerat e tij te verteta ne San Siro ne ate krah te majte qe e do aq shume.

Nese me pas do te ndryshonte dicka, dhe tranjeri do e nxirte nga planet e tij, hipotezat per momentin nuk mungojne. Nese do te jete keshtu, Dalbert mund te largohet per nje skuader tjeter ne Europe: ai kerkohet ne Angli, France dhe Turqi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.