Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

287 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN, cfare lajmi: “Brozovic i jep ultimatum agjenteve te tij: Kurre tek Milani”. Nderkohe zbulohet edhe…

FcIN, cfare lajmi: “Brozovic i jep ultimatum agjenteve te tij: Kurre tek Milani”. Nderkohe zbulohet edhe…
Inter Club Staff

Ka nga ata lojtare si Hakan Calhanoglu qe nga Milani mund te kaloje pa me te voglin problem tek Interi.

Ka nga ata si Franck Kessie qe jo pak here eshte lidhur me nje kalim tek Interi (sidomos gjate diteve te fundit).

Por ka edhe nga ata si Marcelo Brozovic qe nuk i shkon aspak ndermend nje hipoteze e tille, pra te shkoje te Milani.

Kete gje e tregon diten e sotme FcInterNews, e cila shkruan se kroati i ka lajmeruar agjentet e tij dhe perfaqesuesit ligjor (te gjithe, bashke me babain e tij) se tek Milani nuk do te shkoje kurre.

Mesfushori nga ana e tij vazhdon ti kete idete e qarta dhe deshiron te qendroje tek Interi, nje klub qe eshte mjaft i lidhur.

Nje fare “Dashuroj ngjyrat zikalter, kurre tek Milani”, ka dale nga goja e tij per babain por edhe te tjeret qe perfaqesojne te drejtat e tij.

Nderkohe, te gjithe jane ne pritje te dites se neserme ku ai pritet te takohet ne seline e Interit per rinovimin e kontrates se tij.

Por ajo qe ngroh me shume zemrat e zikalterve ne kete moment eshte ajo “Kurre tek Milani” e thene nga Marcelo.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.