Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

411 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – D’Ambrosio-Inter, gati rinovimi: ja detajet por ka nje prapaskene mbi arsyen e rinovimit!

FcIN – D’Ambrosio-Inter, gati rinovimi: ja detajet por ka nje prapaskene mbi arsyen e rinovimit!
Inter Club Staff

Te italianizohet skuadra zikalter. Ky eshte nje nga projektet e Beppe Marottes per Interin qe do te voje. Ne ate Inter me sa duket do te kete edhe nje vend per Danilo D’Ambrosion. 

Ai eshte njeri prej atyre qe e di shume mire se ku duhet te jete, shkon atje ku i kerkohet: eshte i besueshem dhe tashme shume i lidhur me bluzen zikalter, detaje keto qe nuk kane kaluar pa u vene re nga klubi.

Prandaj ne shtepine zikalter po mendojne per rinvimin e kontrates se tij. Kontrata aktuale e Danilos skadon ne 2021, por Interi deshiron ta shtyje me nje vit tjeter ate.

RINOVIMI – D’Ambrosio-Inter deshirojne qe te shkojne perpara deri ne 2022: tratativa vazhdon. Takimi i pare ka ndodhu perpara Krishtlindjeve ndermjet agjentit te lojtarit, Vincenzo Pisacano dhe Ausilio-Marotta te cilet kane folur per te ardhmen e numrit 33 zikalter.

Ai eshte nje element i vlefshem per Interin si ne krahun e djathte e te majte te mbrojtjes, por kur eshte nevoja edhe ne qender. Pra eshte nje lojtar qe mund te hyje ne pune gjithmone.

Luciano Spalletti e vlereson shume, por lojtari vete e ka treguar se ai ja ka dale te binde cdo tranjer qe vjen tek Interi me vullnetin e tij.

Pastaj ai eshte nje element qe shkon shume mire me te gjithe ne dhomat e zhveshjes dhe ka raporte shume te mira edhe me Mauro Icardin.

Gjithesesi ka edhe nje prapaskene per sa i perket ketij rinovimi: mendohet se do te behet edhe per ceshtje bilanci dhe amortizmi te lojtarit prej FPF. Duke rinovuar kontraten e tij, kostot ndahen ne disa vite duke i dhene nje dore edhe Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.