Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

734 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – D’Ambrosio larg Interit drejt Napolit? Ja kush eshte e verteta ne kete moment…

FcIN – D’Ambrosio larg Interit drejt Napolit? Ja kush eshte e verteta ne kete moment…
Inter Club Staff

Prezenca e agjentit Vincenzo Pisacane ne grumbullimin e Napolit ne Dimario ka ngritur ne oret e fundit nje stuhi emrash perreth skuadres klubit te Aurelio De Laurentis. 

Nje nga lojtaret qe u perfol sot se mund te largohej drejt Napolit ishte mbrojtesi i krahut te Interit, italiani Danilo D’Ambrosio.

Agjenti italian, nje nder lojtaret me te mire ne manaxhimin e tij ka pikerisht mbrojtesin e Interit dhe kombetares italiane, prandaj kane dale ne pah zerat nga mediat per nje interesim te Napolit ne drejtim te tij,

Kjo ide nuk eshte ngritur komplet pa baza, sepse skuadra e Napolit ka kohe qe po kerkon nje mbrojtes krahu.

Por per kete ceshtje ka shkruar pak minuta me pare edhe FcInterNews.it, qe ka treguar se Interi nuk ka aspak ne plan te shese mbrojtesin e datelindjes 1988 nga Caivano por as lojtari nuk ka asnje qellim te largohet.

Madje per ceshtje javesh mund te zyrtarizohet edhe zgjatja e kontrates se lojtarit edhe me nje sezon tjeter deri ne 2022.

Lajmi per rinovimin e tij nuk eshte i ri ne fakt, sepse eshte perfolur ne te kaluaren se mund te rinovonte shume shpejt.

Nderkohe, FcInterNews.it ben me dije gjithashtu se agjenti Pisacane oshte ne Dimario per te diskutuar ne Napolin, e vertete, por objekt diskutimi ishte nje lojtar tjeter ne menaxhimin e tij.

Behet fjale per Amato Ciciretti qe pritet te blihet nga Napoli.

Per momentin keshtu, Danilo D’Ambrosio nuk leviz nga Interi dhe zerat jane te pavertete per te.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.