Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

921 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Eder, Valencia e kerkon ne huazim me te drejte blerje, por Interi i kerkon ne kembim…

FcIN – Eder,  Valencia e kerkon ne huazim me te drejte blerje, por Interi i kerkon ne kembim…
Inter Club Staff

Lajmi ka disa dite qe qarkullon ne mediat sportive italiane. 

Valencia duket shume e interesuar per sherbimet e Eder Citadin Martins, sulmueit te Interit.

Me zikalterit duket se po negociohet nje kalim i tij ne Spanje, tek skuadra andaluziane.

Klubi zikalter duket se deshiron te marre nje ulje te cmimit te Joao Cancelo me kete marreveshje, por nuk perjashtohet si mundesi qe ky operacion mund te jete nje tratative e vecuar nga ajo e portugezit.

Sipas asaj qe shkruan FcInterNews.it, Valencia kerkon nje huazim te thjeshte me te drejte blerje (ne stilin e Geoffrey Kondogbia) por Interi ka kerkuar ne kembim qe te jete nje shitje e menjehershme ose nje huazim me pagese dhe me detyrim blerje mbi bazen e nje 10 milioneshi mbase qe ta kontabilizoje ne bilancin qe do te mbyllet.

Per sa i perket lojtarit: duket se agjenti i tij eshte ne kontakte te avancuara me skuadren qe stervitet nga Marcelino por kerkon nje rroge te rendesishme.

Eder tek Interi perfiton rreth 2 milione euro ne sezon deri me 2021. Ai kerkon nje rroge te njejte por me skadence deri ne 2022 dhe e quan si normale kete kerkese. 

Nderkohe, ne kete moment agjenti i tij ndodhet ne Villareal ku po flet me kete klub edhe per lojtare te tjere qe i menaxhon. Ne ditet e ardhshme parashikohet nje takim me Valencian ku do te vendoset edhe e ardhmja e Eder.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.