Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,943 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Gabriel Jesus-Inter, Palmeiras e qetë: udhëtimi i nënës nuk e bën diferencën. Tani klauzola…

FcIN – Gabriel Jesus-Inter, Palmeiras e qetë: udhëtimi i nënës nuk e bën diferencën. Tani klauzola…
Rinor Sopaj

Gjatë ditës së hënë drejtori sportiv i Interit Piero Ausilio ka folur përsëri për Gabriel Jesus duke e rikonfirmuar interesimin e Interit për lojtarin e Palmeiras, por në të njëjtën kohë e pranon edhe konkurrencën e madhe për të riun brazilian.

Situata sipas redaksisë së FcInterNews.it, është stabile: asnjë ofertë zyrtare e drejtuesve zikaltër për Gabrielin dhe për Palmeiras vlen akoma marrëveshja e arritur me Barcelonën para një muaji. Shumë është folur edhe për udhëtimin e nënës së lojtarit në Itali, por Palmeiras mbetet e qetë pasi dëshiron ta bëjë edhe më të vlefshme pjesën e kartonit e cila është në pronësi të tyre, kështu, dëshira e zonjës Vera Lucia, nga këndvështrimi i klubit, nuk paraqet problem.

Kapitulli për klauzolën. Ashtu sic është thënë shumë herë, ajo skadon më 25 gusht dhe asnjë klub nuk do ta ushtrojë atë për shkak se lojtari do të marrë pjesë në lojërat olimpike, por edhe për t’i mbajtur raportet e mira me Palmeiras. Për të qenë të qartë: Barcellona mund të paguajë 25 milionë ndërsa Interi afër 40. Mund të jetë vendimtare dëshira e lojtarit? Sigurisht, por për momentin, Gabriel nuk ia ka bërë asnjëherë me dije Palmeiras dëshirën e tij, mirëpo duke i pasur parasysh raportet e mira në mes tij dhe klubit, shumë lehtë mund ta dëgjojë dëshirën e klubit. Kjo do ta dërgonte në Kataluni.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.