Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

407 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN habit: “Nga Inter mund te ndodhe nje largim i papritur ne merkaton e dimrit? Lojtari ka nderruar agjent dhe po shikon per…”

FcIN habit: “Nga Inter mund te ndodhe nje largim i papritur ne merkaton e dimrit? Lojtari ka nderruar agjent dhe po shikon per…”
Inter Club Staff

Inter eshte shume e kujdesshme per merkaton ne kete moment dhe po shikon gjithandej per mundesi te mira.

Por nga skuadra zikalter ka shume lojtare qe kane nje pikepyetje te madhe mbi koke nese kane te ardhme te klubi zikalter ose jo.

Nderkohe, sipas asaj qe shkruan sot FcInterNews.it, nga klubi zikalter ne menyre te habitshme mund te kete edhe nje largim qe nuk eshte perfolur fare keto kohe.

Lojtari me sa duket sapo ka nderruar agjent dhe po pret disa kalime te fundit burokratike per ta bere me dije ndryshimin e agjentit.

“Po flasim per Ionut Radu, i cili ka qene deri vone me agjent Beppe Riso por qe ka vendosur ta nderroje ate njehere e mire.”

“Lojtari aktualisht eshte totalisht i mbyllur nga Samir Handanovic, si portier i dyte i Interit dhe nuk ka asnje te ardhme duke qene se ne Milano po vjen Onana me parameter zero.”

“Keshtu, agjenti i tij i ri po shikon qe tani per mundesi merkatoje per te transferuar lojtarin ne nje skuader ku mund te jete titullar.”

“Kerkimet kane filluar edhe per janarin, ku me sa duket Genoa nuk eshte shume e kenaqur me Sirigu dhe Shevcenko ka kerkuar nje portier te ri.”

“Nderkohe, ne janar agjenti ka disa takime edhe me disa klube franceze qe kane qene ne te kaluaren te intresuar per te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.