Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

748 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – E vertete, Herrera i eshte propozuar Interit me parameter 0: ja pergjigja e Ausilios

FcIN – E vertete, Herrera i eshte propozuar Interit me parameter 0: ja pergjigja e Ausilios
Inter Club Staff

Qe Interit i mungon nje mesfushor, pavarsisht nje fushate merkatoje teper te mire, eshte dicka qe dihet tashme. 

E keshtu, Luciano Spalletti deri ne janar te pakten duhet te gjeje nje zgjidhje per kete sepse vetem Brozovic nuk mund ta mbaje mesfushen i Interit sepse i duhet edhe dikush qe mund te lidhe mbrojtjen me sulmin.

E jo rastesisht keto dite kane filluar te qarkullojne emra lojtaresh per objektivat e ardhshem te Interit (edhe pse jemi vetem ne shtator).

Ideja eshte qe te mbushet boshlloku ne mesfushen e Interit qe duhet ta kishte mbushur Luka Modric por trasnferimi i tij deshtoi.

Nje emer qe qarkulloi dje eshte Hector Herrera, mesfushori i Portos qe eshte ne skadence kontrate ne 2019.

Sipas asaj qe verifikohet nga FcInterNews ne keto minuta, duket se Interi eshte ne kerkim te nje lojtari ne ate rol por tani nuk eshte nje prioritet duke pare se sezoni sapo ka filluar.

Pastaj, meksikani Herrera nuk eshte kerkuar nga Interi por i eshte propozuar Interit nga agjentet e tij.

Po pergjigja e zikalterve? Ka qene nje jo pa u menduar gjate sepse duket se Herrera nuk eshte ne planet e klubit per te ardhmen edhe pse eshte nje futbollist qe do te lirohet me parameter zero.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.