Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

435 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN i habit te gjithe: “Inter, per Hakimi futet ne gare edhe Real Madrid? Ja cfare po ndodh: Perez…”

FcIN i habit te gjithe: “Inter, per Hakimi futet ne gare edhe Real Madrid? Ja cfare po ndodh: Perez…”
Inter Club Staff

Standby sot per sot per Achraf Hakimi, i cili eshte lojtari me i mundshem per tu shitur nga Interi per nevoje financiare.

Deri me tani, oferta e vetme e shkruar dhe zyrtare ka ardhur nga Paris Saint-Germain dhe eshte 60 milione euro.

Ne kete moment qe po flasim, Interi eshte treguar shume e qarte: nuk do te praanoje asnje oferte poshte 80 milione euro.

Por nderkohe qe nga ana tjeter eshte interesuar Chelsea, duket se edhe Real Madrid po mendon te futet ne gare per ish-lojtarin e saj.

Ata kane nje celes magjik per te arritur te Hakimi: e kane ruajtur klauzolen e barazimit te cdo oferte per Hakimin tek Interi.

Pra, nese Interi do te pranoje oferten e PSG per te, do duhet te lajmeroje Real Madrid dhe te prese 24 ore nese Real do e barazoje kete oferte.

Me pak fjale, cdo shitje e lojtarit kalon me pare nga Reali i Madridit qe ne kete moment po mendon gjate per tu futur ose jo ne gare per te.

Interi nga ana e saj eshte shume e qarte: nuk do asnje lojtar ne kembim, por vetem para te pastra cash per te.

Hakimi eshte nje emer shume i nxehte dhe per te mund te hapet nje lufte e mirefillte qe do te perfshije tre shtete.

PSG nga Franca, Chelsea ne Angli dhe Real Madrid ne Spanje: te gjitha mund te konkurojne per te fituar sherbimet e tij.

Normalisht qe ne fund, nese oferta e duhur behet tek Interi, do te jete topi ne duart e lojtarit per te zgjedhur se ku do te shkoje.

Ne kete moment zerat flasin per ne marreveshje te arritur nga ai per te shkruar te PSG dhe nje rroge faraonike per te: dyfishin e asaj qe merr tek Interi.

Gjithesesi, nese do jete ceshtje rroge, edhe Chelsea nuk mbetet prapa, sepse Premier League ka nje standart tjeter pagash.

Por te mos harrojme gjene me te rendesishme: lajmi ne kete moment eshte se Real Madrid po mendon te futet ne gare per te dhe kjo mund te ndryshoje shume gjera.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.