Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

624 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Icardi shume afer rinovimit, ja shifrat dhe rroga e re qe do te kete Mauro

E FUNDIT – Icardi shume afer rinovimit, ja shifrat dhe rroga e re qe do te kete Mauro
Inter Club Staff

Sic u tha edhe dje, tek Interi duke filluar nga dje jane te gjithe te qete: Ka skaduar klauzola prej 110 milionesh e Icardit qe ishte e vlefshme per klubet jashte Italise.

Keshtu, tek zikalterit tani po behen gati qe te rinovojne me Mauro Icardin.

Sipas asaj qe tregon ne keto face FcInterNews.it, klubi zikalter do ta nise tratativen me nje oferte prej 6,5 milione eurosh plus disa bonuse te thjeshta per tu kapur e keshtu rroga eshte potencialisht 7 milione euro.

Keto bonuse do te jene si individuale (per shembull, eshte i parashikuar nje bonus 250 mije euro tek goli i dhjete dhe 500 mije euro tek goli i njezet i Mauros).

Por do te kete edhe bonuse te lidhura me rezultatet e skuadres natyrisht.

Kontrata qe do propozoje Interi do e kete skadencen ne vitin 2023 dhe kohezgjatja do te jete keshtu 5 vjecare.

Kete vit, bashke me bonuset e perfshira, rroga e vertete e kapitenit ka kapur shifren e 5,5 milione eurove (pa bonuse 4,8 milione).

Shanset qe te kete nje dakordesi ndermjet klubit dhe agjentes se lojtarit Wanda Nara jane shume te larta sepse Icardi deshiron te vazhdoje aventuren e tij me ngjyrat zikalter.

Te mos harrojme qe Interi do te tentoje te heqe edhe klauzolen nga kontrata e kapitenit ne menyre perfundimtare ose ta rrise ate akoma me shume.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.